Aktualitet

Mbyllet viti shkollor! Drejtoresha e “Jeronim de Rada”: Liruni nga detyrat dhe angazhimet pas këtij të vështirë, dëgjon

8 Qershor 2021, 13:19 Nga DOSJA
Mbyllet viti shkollor! Drejtoresha e “Jeronim de Rada”: Liruni nga

TIRANË– Drejtoresha e shkollës ‘Jeronim de Rada’, Entela Alushi u ka uruar të gjithë nxënësve të shkollës një sezon të mbarë veror me rastin e përfundimit të vitit shkollor. Në një status në Facebook, Alushi shkruan se nga sot të gjithë nxënësit janë të lirë nga detyrat dhe angazhimet shkollore, si dhe do të kenë mundësinë të shijojnë me shumicë e pa kokëçarje çdo gjë të bukur që u ofron mosha.

Tashmë të gjithë nxënësit do të kenë mundësi të dëgjojnë muzikë, të bëjnë sport dhe të lexojnë gjëra të bukura, pas një viti të vështirëpandemie. Ndërsa shton në fund se bashkë do të bashkohen sërish në shtator.

Statusi i plotë:

Të dashur nxënësit e mrekullueshëm të “Jeronim De Radës”. Sot është dita e fundit e shkollës për ju. Nga sot, ju do te jeni më të lirë nga detyrat dhe angazhimet shkollore, dhe do të keni mundësinë të shijoni me shumicë e pa kokëçarje çdo gjë të bukur që ju ofron mosha. Ishte edhe ky një vit i vështirë për ju, por ju jeni aq të zotë sa arritët ta kaloni me sukses edhe këtë periudhë. Tani përkushtojuni lojërave e aktiviteteve që ju bëjnë të ndjeheni të lumtur dhe kur të keni pak kohë të lirë, mos harroni të lexoni diçka të bukur, të dëgjoni muzikë e të bëni sport. Bashkë do të takohemi në shtator, dhe ju premtoj që do të jemi pranë jush në çdo hap që do të hidhni, në çdo arritje e fitore, në çdo problem që do të keni.  Të dashur prindër të përkushtuar të fëmijëve tanë,

Unë ju falenderoj nga zemra për fëmijët që keni rritur, për ndihmën e pakursyer kundrejt tyre dhe stafit pedagogjik dhe ju premtoj se do të jemi sërish bashkë në shtator për të bërë realitet çdo gjë që nuk arritëm këtë vit, apo për të realizuar gjëra edhe më të bukura për fëmijët tuaj.  Të dashur mësues,  Jemi të gjithë të vetëdijshëm për vështirësitë që kemi kaluar këto dy vite shkollore dhe jam falenderuese për punën tuaj të palodhur në drejtim të formimit të fëmijëve, në çdo klasë, një për një. Do të jemi sërish bashkë në shtator më forca të reja për të vazhduar misionin tonë fisnik dhe padyshim me shpresën që të arrijmë të nxjerrim nga bankat e shkollave Njerëz të edukuar, kulturuar e me dije.  Jam e lumtur për rrugëtimin tonë së bashku dhe premtoj së do të jem e përkushtuar çdo ditë për nxënësit, prindërit dhe mësuesit e shkollës sonë “Jeronim De Rada”.  Kalofshi pushime të bukura, Drejtoresha e shkollës, Entela Alushi.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet entela alushi jeronim de rada entela alushi jeronim de rada

Sondazh

Poll