Aktualitet

Vrasja në Peqin! Banorët të shqetësuar nga krimet: Është bërë çdo gjë me program, tronditëse

8 Qershor 2021, 13:08 Nga DOSJA
Vrasja në Peqin! Banorët të shqetësuar nga krimet:

PEQIN– Banorët e zonës Gjocaj në Peqin janë të tronditur nga krimi i rëndë që njollosi sot vendin e tyre. Përpara kamerave, banorët jan shprehur se të dy, si autorin Leonard Bashaliu dhe viktimën, Ylber Xhahysa si njerëz të mirë dhe pa probleme.

Më tepër se sa krimi në fjalë, qytetarët janë shqetësuar për nivelin e krimit në Shqipëri. Ata shprehen se tashmë duket sikur çdo gjë është e programuar dhe se vrasjet nuk po ndalen.

“E njoh autorin. Nuk mund të flas dot. Ne vijmë nga Peqini. Nuk dimë gjë. E njihnim njeri i mirë. Këtu në Shqipëri kështu po ndodhin ngjarjet. Është bërë si program tani kjo punë. Vrarë këtu, vrarë atje. Sigurinë çdo njeri e di vetë që të mos ketë problem me asnjë,”- thotë njëri.

“Mos u grind, mos shaj se për këtë po i ngel qejfi njerëzve ime. Jo pse më shave.  Mërziten gjithë ditën në kafe dhe kur vjen fund si rezultat e kam një hekur në shtëpi dhe po shkoj ta përdor. Mendje pakët nuk kanë mend shumë. Nuk di gjë më tepër,”- shton dikush më tej.

“Nuk di gjë për konflikte. Tronditëse është se është shumë e rëndë por nuk e di si qe problemi. Viktima e kemi pas njohur se e kemi pasur pjesëtar të kabllorit nga zona jonë. Autorin nuk e njoh. Viktima shumë djalë i mirë. Por këtë që ka qëlluar nuk e njoh,”- vijon një tjetër më tej.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme. Bashaliu qëlloi me armë zjarri Xhahysën dhe e la të vdekur. Xhahysa u dërgua në spital por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Bashaliu u vu në pranga. Para grupit hetimor ai deklaroi se kishin pasur dhe konflikte të mëparshme më herët dhe se viktima i kishte gjuajtur me grusht pesë vite më parë e i kishte gërvishtur makinën.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet leonard bashaliu vrasje në peqin vritet ylber xhahysa ylber xhahysa leonard bashaliu vrasje në peqin vritet ylber xhahysa ylber xhahysa

Sondazh

Poll