Aktualitet

Mezi mban lotët/ Gati të shpërthejë në të qara, publikohet AUDIO nga fjalimi i Enkeleida Kapedanit para trupës gjykuese:

8 Qershor 2021, 13:41 Nga DOSJA
Mezi mban lotët/ Gati të shpërthejë në të qara,

TIRANË– Video me zë nga momenti kur gjyqtarja Enkeleda Kapedani ka mbajtur fjalën e saj para grupit të KLGJ, është bërë publike. Ajo dëgjohet e prekur, madje në disa raste e përlotur. Teksa dëgjohet që mezi flet, Kapedani pyet se kë ka shkelur në kallo që duhet të gjykohet në këtë mënyrë.

‘E nderuar kryetare, është shumë e vështirë për mua si nënë e si grua të dal para jush të flas për jetën time private. Përballë jush keni një gjyqtare që ka studiuar ligjet. Unë mungoj cdo ditë në jetën e fëmijëve të mi. Ndonjëherë ka ndodhur për hir të së vërtetetës të bëj video, ndodh për shkak të stresit. Më dhanë dënimin e gijotinës. Nuk i ka ndodhur askujt të dëgjojë këngë? Dal para jush kokëulur. Shumica e prokurorëve dhe gjyqtarëve kanë rrjete sociale. Kë kam shkelur unë në kallo?‘- thotë Kapedani.

Gjyqtarja Enkeleda Kapedani është justifikuar për sfilatat e saj në rrjetet sociale, duke thënë se videot dhe foto ia ka bërë vetes për të hequr stresin dhe lodhjen që kishte nga puna.

Kapedani është marrë nën hetim nga Inspektoriati i Drejtësisë, pasi në media i rrodhën disa video nga rrjeti social “Tik Tok”. Në video gjyqtarja shfaqet me rroba firmato teksa këndon: Rrethi im o mafia! Vetë ajo pretendon se nuk ka “TikTok” dhe nuk ka asnjë dijeni se kush ia ka publikuar pamjet në rrjet.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet enkeleda kapedani hetim per enkeleda kapedanin videot e enkeleda kapedanit enkeleda kapedani hetim per enkeleda kapedanin videot e enkeleda kapedanit

Sondazh

Poll