Aktualitet

Vrasja e 20-vjeçares! S’ka më dyshime, kreu i bandës është shqiptar, biond dhe trupvogël, mediat greke: I urren gratë!

8 Qershor 2021, 13:48 Nga DOSJA
Vrasja e 20-vjeçares! S’ka më dyshime, kreu i bandës

GREQI– Më në fund krimi në Glyka Nera ka një emër! Media greke “Star” bën me dije se kreu i bandës që hyri në shtëpinë e çiftit dhe vrau 20-vjeçaren Carolina Crouch është një shqiptar.

Identikiti i tij është ndërtuar në bazë të dëshmisë së pilotit 32-vjeçar Haralambos Anagnostopoulos. Bëhet fjalë për një shqiptar, biond; rreth 40 vjeç; të shkurtër dhe të mbushur në trup. Kjo teori mbështetet edhe nga piloti, i cili dëgjoi disa gjuhë të ndryshme, duke dalë në përfundimin se ata që i hynë në shtëpi dhe i vranë gruan, ishin shqiptarë. 

“Ai i urren gratë, të cilat i keqtrajton barbarisht dhe madje nuk heziton as të kryejë krim ndaj tyre,”- shkruajnë mediat greke. Po ashtu është edhe një person tjetër i shpallur në kërkim, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me shqiptarin, për të cilin dihet vetëm nofka “Xhoni”.

Ndërkohë qënë shtëpi është gjetur një gjurmë këpuce, shumë pranë dritares nga ku hynë grabitësit. Deri më tani është bërë me dije se ajo lloj këpuce përdoret nga alpinistët në ngjitje, pasi janë elastike dhe të lehta.

Me idenfikimin e autorëve, pritet që të bëhet edhe arrestimi i bandës që disa javë më parë hyri në banesën e çiftit për të grabitur dhe i morën jetën të resë. E gjithë skena ndodhi para bashkëshortit dhe vajzës së tyre të mitur, vetëm 18 muajshe. Ndërsa autorët u larguan me 15 mijë euro.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet caroline crouch grabitje ne greqi greqi haralambos anagnostopoulos vrasja e caroline crouch caroline crouch grabitje ne greqi greqi haralambos anagnostopoulos vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll