Sport

“Hemoragji” te bardheblutë e Tiranës, largohen kampionët latinë…

8 Qershor 2021, 14:00 Nga DOSJA

TIRANE – Ka qenë vetë futbollisti 32-vjeçari argjentinas, Agustin Torassa, që ka njoftuar “divorcin” e tij, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku është e lexueshme ndjenja e keqardhjes për largimin nga klubi bardheblu.

“Momenti më pak i pritur mbërriti, momenti për të thënë lamtumirë. Është krenari për mua që jam pjesë e historisë së këtij klubi. Ndoshta do të kisha dashur të largohesha në një mënyrë të ndryshme, por ndonjëherë gjërat nuk ndodhin në mënyrën që ti do ose imagjinon.

Largohem me qetësinë e mendjes që kam dhënë gjithçka. Faleminderit tifozëve për dashurinë dhe respektin, si gjithmonë, dhe për secilin person që ishte në krahun tim gjatë këtyre dy viteve. Falënderoj edhe presidentin që më lejoi të jem pjesë e këtij klubi dy vite më parë. Do të më mungosh dhe do të kujtoj gjithmonë secilin prej jush dhe momentet e jetuara. Shpresoj t’ju shoh përsëri!,”– shkruhet në postimin e argjentinasit Torassa.

Burime pranë klubit të Tiranës bëjnë me dije, se shkak për këtë ‘divorc” është bërë kërkesa që drejtuesit bardheblu i kanë paraqitur lojtarëve. Duke qenë se objektivat nuk u arritën, ata kanë menduar përgjysmim e pagave të  futbollistëve, gjë që është mohuar kategorikisht nga dy lojtarët amerikano-latin.

Edhe pse jo ende zyrtarisht, duket se në të njëjtën rrugë është edhe braziliani Elton Cale. Ai bashkë me Torassan ishin dy nga lojtarët e rëndësishëm në fitimin e titulli kampion në 100-vjetorin e klubit të Tiranës, dy sezone më pare.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 32-vjeçari argjentinas agustin torassa bardheblute elton cale tirana 32-vjeçari argjentinas agustin torassa bardheblute elton cale tirana

Sondazh

Poll