Sport

Wamangituka, bomberi që nuk ekziston, luan në Gjermani me dokumente false, kishte ndërruar identitet në vitin 2018

8 Qershor 2021, 13:55 Nga DOSJA
Wamangituka, bomberi që nuk ekziston, luan në Gjermani me dokumente

GJERMANI-Silas Wamangituka, sulmuesi 21-vjeçar i Stuttgart i cili shënoi 11 gola në 25 ndeshje të Bundesligës këtë sezon, nuk ekziston. Në të vërtetë emri i tij është Silas Katompa Mvumpa, 22 vjeç, dhe si futbollisti ashtu edhe klubi kanë konfirmuar se ai ka luajtur me dokumente të rreme.

Futbollisti ka qenë viktimë e makinacioneve të ish-agjentit dhe për këtë arsye Stuttgart e mbron atë si një viktimë. “Pa mbështetjen e agjentit tim të ri dhe atë të klubit tim, unë kurrë nuk do të kisha guxuar ta bëja këtë hap – tregon Mvumpa -. Por tani e kuptoj që nuk duhet të jetoj më me frikë dhe mund të luaj letrat e mia. Unë gjithashtu kisha frikë për familjen time në Kongo, por tani ndihem si në shtëpi këtu, ndihem i sigurt ”.

Ndryshimi i identitetit ka ndodhur në vitin 2018 për të lejuar sulmuesin të transferohej në Gjermani falas. Federata gjermane tani do të duhet të vendos se si do të veprojë, që mund të jetë edhe pezullim i përkohshëm për sulmuesin, por klubi i Stuttgartit mbetet besimplotë se gjithçka do të kalojë pa pasoja.

RASTI ERIBERTO-LUCIANO

Në verën e vitit 2002, futbolli italian u trondit nga zbulimi i Eriberto, një sulmues shumë i shpejtë brazilian që do të transferohej nga Chievo te Lazio. “Emri im i vërtetë është Luciano, jo Eriberto. Dhe unë nuk jam 23, por 26”. Në vitin 1996, një agjent i tregoi rrugën e keqe për t’u futur në botën e futbollit: dokumente të rreme, detaje personale të vjedhura nga një fermer në shtetin e Rio dhe provë te Palmeiras, një trampolinë për zbarkimin në Itali dy vjet më vonë. “Sa më shumë kohë kalonte aq më shumë i bëja vetes pyetje. Unë mund të kisha shkuar te Lazio dhe të fitoja shumë para, por nuk mund ta duroja më peshën e gënjeshtrës – rrëfimi i tij i cili i kushtoi atij një pezullim prej 6 muajsh.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport gjermani silas wamangituka stuttgart gjermani silas wamangituka stuttgart

Sondazh

Poll

Sport 8 Qershor 2021, 08:54

Ceferini: “Një Europian si ky, kurrë më”!

SHBA– Nuk do të ketë më kurrë një Europian të shpërndarë si ky, kështu mendon presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin dhe këtë e ka shprehur në intervistën e ti...