Sport

Rinovimi i kontratës, enigmë! Befas Brdariç “arratiset” drejt Gjermanisë

8 Qershor 2021, 09:52 Nga DOSJA
Rinovimi i kontratës, enigmë! Befas Brdariç

SHKODER – Ndërsa pritej që sot sponsori Alban Xhaferi dhe trajneri Thomas Brdariç për të finalizuar detajet e mbetura pezull nga takimi i mbrëmshëm, mësohet se tekniku befas është nisur drejt Gjermanisë.

Sipas burimeve, në kampin shkodran, thuhet se trajneri Brdariç është larguar për arsye dokumentacioni dhe do të rikthehet të shtunën, duke krijuar hije dyshimi për gjithçka që u tha se ishte arritur në takimin e djeshëm.

Mbrëmë, pas takimit Brdariç u shpreh, se e përgjithshmja duket mirë, por kanë mbetur edhe dy pika pa u zgjidhur, ndërsa sot papritur ai niset drejt Gjermanisë, kur ishte planifikuar një takim i dytë për t’i vendosur pikat mbi “i”.

A do të jetë trajneri Thomas Brdariç, drejtuesi i Vllaznisë edhe për sezonin e ardhshëm, duke nisur që ndeshjet e kupës së Europës? Për këtë duhet të presim deri të shtunën, kur thuhet se gjermani do të kthehet sërish në Shkodër…

B.T (Dosja.al)

 

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport alban xhaferi gjermania rinovimi i kontrates trajneri thomas brdaric vllaznia alban xhaferi gjermania rinovimi i kontrates trajneri thomas brdaric vllaznia

Sondazh

Poll

Sport 8 Qershor 2021, 08:54

Ceferini: “Një Europian si ky, kurrë më”!

SHBA– Nuk do të ketë më kurrë një Europian të shpërndarë si ky, kështu mendon presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin dhe këtë e ka shprehur në intervistën e ti...