Sport

Folgores, rivali i Prishtinës në paraeliminatoret e Champions League

8 Qershor 2021, 12:55 Nga DOSJA
Folgores, rivali i Prishtinës në paraeliminatoret e Champions League

ZVICER – S.S. Folgore është rivali i Prishtinës në ndeshjen paraeliminatore të Champions Leagues. Ajo është kampionia e San Marinos, një mikro-shtet në Italinë qendrore, me 33.600 banorë dhe me sipërfaqe prej 61 kilometra katror, shkruhet në faqen zyrtare të Prishtinës.

SS Folgore, kampionia aktuale e San Marinos, është skuadra e tretë më e suksesshme e ketij vendi, me 5 tituj kampioni dhe 4 herë nënkampion, pas La Fioritas me po aq tituj dhe Tre Fiorit me 8 tituj kampioni në këtë qytet-shtet.

SS Folgore, pjesën e rregullt të kampionatit ka përfunduar e 3-ta, kurse në “play-off” ka befasuar, duke mposhtur skuadra e favorizuara të Libertas dhe La Fiorita. Këtë edicion ajo ka arritur 10 fitore, 4 barazime dhe 3 humbje, me golaverazhin 30-12.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ndeshjen paraeliminatore të champions leagues rivali i prishtinës s.s. folgore ndeshjen paraeliminatore të champions leagues rivali i prishtinës s.s. folgore

Sondazh

Poll

Sport 8 Qershor 2021, 08:54

Ceferini: “Një Europian si ky, kurrë më”!

SHBA– Nuk do të ketë më kurrë një Europian të shpërndarë si ky, kështu mendon presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin dhe këtë e ka shprehur në intervistën e ti...