Sport

Trajneri Reja i dyzuar për formacionin, Kombëtarja do të ketë ndryshime ndaj Çekisë

8 Qershor 2021, 13:37 Nga DOSJA

ÇEKI – Shqipëria do të luajë mbrëmjen e sotme, ndeshjen e dytë miqësore, atë me Republikën Çeke.  Pak ditë nga paraqitja pozitive dhe barazimi 0-0 me Uellsin, skuadra kuqezi është përpjekur të rikuperohet, pasi ngarkesa fizike ka qenë jo e vogël.

Për këtë edhe trajneri Edi Reja është në dyzim sa i përket formacionit të Kombëtares. Nga njëra anë po përpiqet të lërë pushim disa lojtarë, që u aktivizuan në ndeshjen e parë dhe nga ana tjetër, nuk dëshiron të prishë ekuilibrat e ekipit.

Paraqitja pozitive e portierit Gentian Selmani, e bën atë që të jetë në formacionin e parë mbrëmjen e sotme përballë Çekisë, ndërkohë që në dyshim do të jetë Marash Kumbulla për energjitë e shpenzuara në ndeshjen e shkuar. Si rrjedhojë mbrojtja e sotme do të jetë me tre lojtarë në qendër: Gjimshitin, Ajetin, Ismajlin, më pas nga krahët do të jenë Veseli në të djathtë dhe Trashi në të majtë.

Ndërkohë, në mesfushë pritet gjithashtu të ketë ndryshime, të lihet në stol për të pushuar kapiteni Amir Abrashi dhe në vend të tij në qendër të jetë Ramadani, Laçi dhe Kallaku. Gjithashtu në sulm do të lihet pushim dyshja Cikalleshi dhe Balaj, për të aktivizuar Manajn me Seferin.

Mungesat e shumta dhe situata jo shumë e mirë fizike e lojtarëve, duke qenë se të gjithë vijnë pas një sezoni futbollistik të ngjeshur, e ka bërë Edi Rejan të jetë i pavendosur sa i përket 11-shes përfundimtare, për të cilën do të presë deri çastet e fundit.

Edhe në seancën e fundit stërvitore mbrëmjen e djeshme, ka provuar disa variante duke u konsultuar edhe me lojtarët për gjëndjen e tyre në prag të këtij takimi, i cili do të startojë në orën 20:15 dhe do të trasmetohet në Digitalb.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport republikën çeke shqiperia skuadra kuqezi uellsin republikën çeke shqiperia skuadra kuqezi uellsin

Sondazh

Poll

Sport 8 Qershor 2021, 08:54

Ceferini: “Një Europian si ky, kurrë më”!

SHBA– Nuk do të ketë më kurrë një Europian të shpërndarë si ky, kështu mendon presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin dhe këtë e ka shprehur në intervistën e ti...