Sport

Ish-kampioni Hummels: “S’do të turpërohemi, i kemi aftësitë për ta fituar turneun”

8 Qershor 2021, 09:03 Nga DOSJA
Ish-kampioni Hummels: “S’do të turpërohemi, i kemi

GJERMANI – Mbrojtësi Mats Hummels dhe sulmuesi Thomas Muller, ish-kampionë të botës më 2014, janë dy nga lojtarët e rikthyer në kombëtaren e Gjermanisë nga trajneri Joakim Low për finalet e “Euro 2020”.

32-vjeçari i Dortmundit, në një intervistë për mediat, është shprehur se Gjermania nuk do të turpërohet në këtë event, ashtu si tri vjet më parë, kur dështoi totalisht në përpjekjet e saj për ta mbrojtur titullin në Kupën e Botës, në “Rusia 2018”.

Duke folur për “Kicker” para “Euro 2020”, që nis të premten, më 11 qershor, mbrojtësi i Borussia Dortmundit ka deklaruar: “Në atë kohë, e kishim të vështirë për të gjetur njëri-tjetrin, si ekip në stërvitje dhe në ndeshje. Por kjo sigurisht se nuk do të na ndodhë kundër Francës. E them sinqerisht, se ndjesia tani është tjetër, krahasuar me të atëhershmen”.

Qendërmbrojtësi Hummels, që duket titullar në ekipin e Low, ka shtuar: “Të gjithë duan të bashkohemi si ekip, të gjithë jemi gati për ta flijuar veten për ekipin. Ne mund të shkojmë larg. Jemi në rrugë të mbarë: i kemi aftësitë për ta fituar turneun”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “kicker” 32-vjeçari i dortmundi euro 2020 joakim low mbrojtësi mats hummels sulmuesi thomas muller “kicker” 32-vjeçari i dortmundi euro 2020 joakim low mbrojtësi mats hummels sulmuesi thomas muller

Sondazh

Poll

Sport 8 Qershor 2021, 08:54

Ceferini: “Një Europian si ky, kurrë më”!

SHBA– Nuk do të ketë më kurrë një Europian të shpërndarë si ky, kështu mendon presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin dhe këtë e ka shprehur në intervistën e ti...