Politike

Hapen KUFIJTË mes Shqipërisë dhe Hungarisë, arrihet marrëveshja për njohjen e ndërsjelltë të certifikatave të vaksinim

8 Qershor 2021, 13:04 Nga DOSJA
Hapen KUFIJTË mes Shqipërisë dhe Hungarisë, arrihet

TIRANË– Është arritur marrëveshja e parë mes Shqipërisë dhe një vendi anëtar të BE për njohjen e ndërsjelltë të certifikatave të vanksinimit. Marrëveshja u arrit ditën e sotme, gjatw takimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi me Viktor Orban në Budapest.

Shqipëria dhe Hungaria pritet të finalizojnë brenda kësaj jave njohjen e të gjitha llojeve të vaksinave dhe të hapin kufinjtë për lëvizjen e lirë mes dy vendeve, duke përfshirë edhe arsyet e turizmit.

Rama, i cili ndodhet ne nje vizite zyrtare ne Budapest, tha se delegacionet e dy vendeve kane arritur ne nje bashkepunim bilateral “në ekonomi, shëndetësi, arsim”.

POSTIMI I RAMES

Budapest – Një ditë e veçantë pune me kryeministrin Viktor Orbán dhe delegacionet përkatëse, mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur

Rama është nisur ditën e djeshme për një vizitë zyrtare në Hungari, pasi është ftuar nga kryeministri i vendit atje, Viktor Orbán. Pas Hungarisë, Rama do të shkojë drejt Bullgarisë, ndërsa në Shqipëri do të vijë të mërkurën.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama viktor orban edi rama viktor orban

Sondazh

Poll