Politike

“I papranueshëm”, presidenti Meta reagon pas vendimit të Kuvendit për të ndaluar gazetarët e politikës në Komisionet

8 Qershor 2021, 09:50 Nga DOSJA
“I papranueshëm”, presidenti Meta reagon pas vendimit të

TIRANË– Presidenti i Republikës, Ilir Meta e quan të papranueshëm dhe antidemokratik vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për të mos lejuar pjesëmarrjen e gazetarëve të politikës në Komisionet Parlamentare për të bërë raportimin e tyre. Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i shtetit deklaron se maxhoranca kërkon të instalojë një regjim censure që provohet edhe me nxitimin për të vendosur nën kontroll AMA-n.  Meta i bën thirrje qeverisë që të tërhiqet nga vendimi, që e cilëson si skandaloz.

REAGIMI I PLOTË:

I dënueshëm, i papranueshëm dhe antidemokratik, vendimi i Kuvendit njëpartiak për ndalimin e raportimit të pavarur të gazetarëve dhe zëvendësimin me transmetime zyrtare të kontrolluara. Ky akt, që vjen në të njëjtën kohë me nxitimin e mazhorancës për uzurpimin në mënyrë të njëanshme dhe vendosjen nën kontroll të plotë të Autoritetit të Mediave Audioviziv, kufizon lirinë dhe pavarësinë e medias, instalon një regjim censure, shkel të drejtat e njeriut dhe dëshmon sërish armiqësinë e këtij Kuvendi monist me lirinë e medias dhe demokracinë në Shqipëri.

Është pikërisht Kuvendi aktual, që në historinë e parlamentarizmit pluralist ka marrë vendimet më skandaloze për shtypjen e fjalës së lirë, përfshi miratimin dhe mostërheqjen prej gati një viti të paketës antikushtetuese “Antishpifje”, në refuzim të hapur të rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Duke mbështetur shqetësimin e drejtë të komunitetit të gazetarëve të pavarur shqiptarë dhe të kolegëve të tyre të huaj, mbi regresin e Shqipërisë në raport me lirinë e medias, i bëj thirrje Kuvendit monist dhe mazhorancës të tërhiqet menjëherë nga këto praktika të ngjashme me regjimin e Lukashenkos, që po dëmtojnë seriozisht integrimin europian të vendit.

Reagimi i presidentit vjen 4 ditë pasi Kuvendi publikoi vendimin që përjashton gazetarët nga transmetimi i pavarur i punimeve të Kuvendit dhe Komisioneve Parlamentare. Ky vendim mban firmën e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe synon që ti “akomodojë” gazetarët në një zyrë, ku do të ndjekin përmes ekraneve dixhitale punimet e Komisioneve. Por vendimi bie ndesh me të drejtën e informimit dhe transparencën e zyrtarëve të lartë. Vendimi është kundërshtuar nga shoqatat e gazetarëve dhe organizatat e fjalës së lirë ndërkohë që nuk ka asnjë reagim nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta ndalimi i gazetareve ne kuvend ilir meta ndalimi i gazetareve ne kuvend

Sondazh

Poll