Politike

E quajti kineze, Yuri Kim i përgjigjet komentuesit: Jam e çuditur, ju mirëpres në ambasadë t’iu tregoj për historinë kr

8 Qershor 2021, 12:30 Nga DOSJA
E quajti kineze, Yuri Kim i përgjigjet komentuesit: Jam e çuditur,

TIRANË– Një komentues në rrjetet sociale e ka quajtur kineze Ambasadoren Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ndërsa diplomatja nuk ka nguruar t’i kthente përgjigje.

Dashuria Shqiptaro-Kineze është një histori e vjetër dhe e bukur”, shkruan komentuesi në një foto të publikuar me këngëtaren Ermira Babaliu. Kim i ka kthyer përgjigje duke e ftuar për një bisedë në Ambasadën Amerikane për t’i treguar historinë krenare të vendit nga vjen dhe ai t’i tregojë pse mendon se ajo është kineze.

Jam e çuditur nga komenti juaj. Ju mirëpres në zyrën time në Ambasadën Amerikane për një bisedë, ku mund t’iu tregoj për historinë krenare të vendit tim si një “Komb i Emigrantëve”, ndërsa ju mund të më thoni pse mendoni se jam “kineze. Ju lutem më thoni nëse dëshironi të vini për një kafe dhe bisedë. Kjo është një ftesë e sinqertë”, i përgjigjet ambasadorja Kim.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike yuri kim yuri kim

Sondazh

Poll