Politike

Kolegji Zgjedhor u rrëzoi kërkesat, Logu: Humbëm shansin për të zbardhur të vërtetën e 25 prillit! E palogjikshme

8 Qershor 2021, 12:40 Nga DOSJA
Kolegji Zgjedhor u rrëzoi kërkesat, Logu: Humbëm shansin për

TIRANË– Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Marash Logu e ka konsideruar të paligjshme dhe të padrejtë rrëzimin e kërkesave të tyre për prova shtesë për rrëzimin e zgjedhjeve në Tiranë, dhe për përjashtimin e shtatë gjyqtarëve nga grupi i tyre.

Në një prononcim për mediat, Logu tha se është krejtësisht e palogjikshme që një person të vendosë për veten e tij nëse do të përjashtohet apo jo.


“Kolegji Zgjedhor ka humbur shansin të zbardhë të vërtetën e 25 prillit. Nuk ka kuptim që ti kërkon përjashtimin e Marashit dhe Marashi vendos nëse duhet të largojë Marashi veten apo jo. Ne kemi propozuar zgjidhjen si do të ndodhte por ky kolegj e refuzoi,”- u shpreh Logu pas vendimeve të mara nga KLGJ-ja.

LAJM KRYESOR: Mblidhet Kolegji Zgjedhor! Rrëzohet kërkesa e PD-së për përjashtimin e shtatë gjyqtarëve, Logu: Akt unik në historinë e jurisprudencës botërore, gjykojnë veten

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kolegji zgjedhor kolegji zgjedhor 8 qershor 2021 marash logu zgjedhjet 25 prill 2021 kolegji zgjedhor kolegji zgjedhor 8 qershor 2021 marash logu zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll