Politike

Shoqata e Pushtetit Vendor “shkarkon” kryeqytetaren e Shkodrës nga kryesia e Bashkive, në vend të saj Pjerin Ndreu. Volta

8 Qershor 2021, 12:30 Nga DOSJA
Shoqata e Pushtetit Vendor “shkarkon” kryeqytetaren e Shkodrës

TIRANË- Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 23 qershor padinë e Voltana Ademit për paligjshmërinë e zgjedhjeve lokale. Por “kulisat” për të bërë hapa pas kanë nisur që sot, duke shkarkuar kryebashkiaken e Shkodrës nga posti i drejtueses së Shoqatës të Bashkive të vendit. Kjo e fundit, është personi që ka dërguar në Gjykatën më të lartë të vendit, padinë për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Vendi i saj iu dorëzua kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili la të kuptohet se do të bëjë hapa pas.

“Nuk merremi me fantazira se ç’thotë Gjykata Kushtetuese. Kjo është një shoqatë që vepron dhe është shoqatë Bashkish jo kryetarësh, kush do kryetar që vjen nesër përfaqësohet në Komitetin drejtues dhe asamble, këtu nuk kanë të bëjnë emra, por Bashkia dhe nuk ka të drejtë askush që ta privatizojë, vendimmarrja është sipas statusit që ka shoqata dhe kjo është e qartë dhe e padiskutueshme,“- tha ai sot.


Vetë Ademi nuk mori pjesë në mbledhje, por që dje kishte vënë alarmin tek ambasadorët e huaj se Partia Socialiste po tentonte që të “kapte” shoqatën. Duke paralajmëruar se çfarë do të ndodhte, ajo u kërkoi ambasadorëve që të ndërhynin ndaj veprimeve që po ndërmerreshin në kushte të jashtëzakonshme, krejtësisht në kundërshtim me ligjin. Por ndërhyrje nga “dora e huaj” nuk pati dhe Ademi u shkarkua.

Vetë qytetarja e parë e Shkodrës ka reaguar sërish duke thënë se ky vendim është nul pasi personat që kanë lajmëruar shkarkimin e saj nuk janë anëtarë të shoqatës, por janë anëtarëve të “Shoqatës së Autonomisë Vendore”, ku bëjnë pjesë 60 bashki që sipas saj urdhërohen nga Edi Rama. Ndërsa tani drejtohen nga Erion Veliaj. Po ashtu Ademi e ka konsideruar shkarkimin e saj si tentativë për të kapur demokracinë duke deklaruar edhe njëherë se nuk i njeh zgjedhjet lokale të zhvilluara në vitin 2019. 

“Nuk ka asnjë vendim të ligjshëm shkarkimi. Personat që e kanë lajmëruar ketë vendim nuk janë anëtarë të shoqatës që unë drejtoj. Siç tregon linku më poshtë, ata janë anëtarë të Shoqatës për Autonominë Vendore, e krijuar nga Edi Rama në 2010-ën. Pas votimeve të paligjshme të 30 Qershorit 2019, anëtarë të kësaj shoqate janë të 60 bashkitë që urdhërohen nga Edi Rama,”-shkruan ajo.

Por përplasja nuk ka nisur dje. Pak javë më parë, Ademi ka denoncuar në emër të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë (SHBSH), se po tentohet t’u vidhet drejtimi. Sërish në një letër drejtuar ambasadorëve, Ademi pretendonte se që nga viti 2009, ekzistojnë dy shoqata të qeverisjes vendore që veprojnë në Shqipëri, pasi Kryetarët e Bashkive Socialiste menduan se ata nuk po përfaqësoheshin nga SHBSH dhe krijuan shoqatën e tyre, Shoqatën për Autonomi Vendore (SHAV).

Sipas saj, SHBSH respektoi vendimin e Kryetarëve të Bashkive dhe bashkëpunoi me SHAV në disa nisma në respekt të ndërsjellë të legjitimitetit të njëri-tjetrit, por që kryebashkiaku Pjerin Ndreu ka kërkuar bashkë me socialistët e tjerë që të organizojnë në mënyrë të paligjshme mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të SHBSH dhe për të zëvendësuar në mënyrë të paligjshme organet drejtuese të organizatës

(k.m/a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gjykata kushtetuese pjeri ndreu shkarkohet voltana ademi voltana ademi gjykata kushtetuese pjeri ndreu shkarkohet voltana ademi voltana ademi

Sondazh

Poll