Politike

Ballkani Perëndimor është një përparësi për Komisionin Europian, Varhelyi flet pas konferencës me ministrat e jashtëm t

8 Qershor 2021, 12:53 Nga DOSJA
Ballkani Perëndimor është një përparësi për

BRUKSEL- Komisioneri i Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka mbajtur një video-konferencë ditën e sotme me ministrat e jashtëm të ballkanit perëndimor.

Takimi u mbaj të kuadër të procesit të Berlinit i cili u mbajt sot në Gjermani nën drejtimin e ministrit të jashtëm gjerman, Heiko Maas.

Në një postim në Twitter ai shprehu kënaqësinë për bisedat dhe temat e diskutuara sot.

Postimi i plotë:

Shkëmbime të mira sot me Ministrat e Jashtëm në kuadrin e # Procesit të Berlinit përpara Samitit të Korrikut # Ballkanit Perëndimor. Rajoni është një përparësi për këtë
@EU_Comission, me anëtarësimin në thelbin e marrëdhënieve tona dhe shumë fije angazhimi të kanalizuara në Planin Ekonomik dhe të Investimeve.

Procesi i Berlinit është një iniciativë e kancelares gjermane, Angela Merkel, krijuar në 2014. Qëllimi është të përmirësojë bashkëpunimin rajonal midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që të mbështesë procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë vendeve të mëposhtme: Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia.

Iniciativa gjermane e samitit përfshin gjithashtu organizatorë si Austria, Franca, Britania e Madhe, Italia, Polonia dhe Bullgaria. Një nga arritjet e deritanishme të Procesit të Berlinit është miratimi i planit në tregun e përbashkët rajonal si dhe tërheqja e të rinjve përmes zyrës rajonale për bashkëpunimin e të rinjve.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ballkani perendimor heiko maas olivér várhelyi procesi i berlinit ballkani perendimor heiko maas olivér várhelyi procesi i berlinit

Sondazh

Poll