Politike

Avokatja flet për çështjen “Becchetti” në Komisionin e Ligjeve: Po cënon interesat e Shqipërisë, nuk ka asnjë bazë

8 Qershor 2021, 12:59 Nga DOSJA
Avokatja flet për çështjen “Becchetti” në

TIRANË– Komisioni i Ligjeve është mbledhur ditën e sotme për të raportuar për çështjet e përditshme. E pranishme online ishte edhe Avokatja e Shtetit, Enkelejda Muçaj e cila ka raportuar në lidhje me “Çështjen Becchetti”.

Muçaj tha përpara anëtarëve të komisionit se Becchetti po përdor të gjithë çështjen për të cënuar interest e Shqipërisë dhe se po kryen veprime të paligjshme. Sipas Muçajt, gjykatat shqiptare kanë hapur një dosje ndaj biznesmenit Italian që tashmë është në fazën e mbledhjes së provave.


Ajo shtoi se biznesmeni ka hapur katër procese në Gjykatat ndërkombëtare kundër Shqipërisë dhe tre prej tyre janë rrëzuar krejtësisht. Përsa i përket çështjes së fundit, avokatja tha se është e pabazuar në asnjë fakt.

“Çështjet e hapura nga Becchetti janë të pabazuara, kemi marrë masa për anulimin e gjobës prej 108 milion euro. Situata është shumë delikate, Beçheti hapir proces penal në Itali ndërkohë që nuk ishte mbyllur gjykimi nga Gjykatat në Shqipëri. Kjo është një sfidë për gjykatat shqiptare. Gjithçka ka nisur nga viti 2009. Në Shqipëri ka nisur një procedim penal kundër zotërisë dhe shoqërive të kontrolluara prej tij. Është ende nën shqyrtim, në fazën e mbledhjes së provave në shkallën e parë. Beccheti ka hapur minimalisht në gjykatat ndërkombëtare, 4 procese gjyqësore. Tre janë mbyllur totalisht. Procesin e fundit ne e konsiderojmë të pabazuar. Kemi të bëjmë me një situatë delikate, të një personi që gjatë historisë së performancës së tij në raport me institucionet e Shqipëri por dhe me të tretët në vend, ka nevojë për performacë ne lidhjen me analizën për të cilën ndodhet para procedimit penal. Ai ka përdorur çdo gjë për të cënuar interesat e Shqipërisë. Është i pabazuar,”- tha avokatja.

Shqipëria ndërkohë e ka humbur gjyqin ndaj Beçhetit. Vendi ynë ka depozituar një kërkesë për korrigjim të vendimit për anulim të paraqitur nga Republika e Shqipërisë. Kërkesa është depozituar më 26 maj 2021 në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID).

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike enkelejda muçaj francesco becchetti shqiperia humbet gjyqin kunder becchettit enkelejda muçaj francesco becchetti shqiperia humbet gjyqin kunder becchettit

Sondazh

Poll