Sport

GJITHÇKA E KRYER!!! Donnarumma futbollist i PSG, të martën vizitat mjekësore me një kontratë faraonike

7 Qershor 2021, 21:44 Nga DOSJA
GJITHÇKA E KRYER!!! Donnarumma futbollist i PSG, të martën

ITALI-Siç dëshironte trajneri i Italisë Roberto Mancini, Gigio Donnarumma do të luajë Kampionatin Evropian duke ditur kush do të jetë skuadra e tij e ardhshme. Siç raportohet nga gianlucadimarzio.com, PSG mundi konkurencën e Barcelonës dhe Juventus duke siguruar shërbimet e portierit i cili do të bëjë ekzaminimet mjekësorë në Firence ku do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare për 12 milion në sezon plus bonuset.

Pas muajsh negociatash për rinovimin me skuadrën e Milanit, Mino Raiola ka gjetur ekipin e ardhshëm për të mbuluar klientin e tij me ar. Karriera e Gigio-s do të vazhdojë nën Kullën Eiffel së bashku me Neymar dhe Mpabbe. I dëshiruar fuqimisht nga presidenti Nasser Al-Khelaifi, tani ish-numri një i Milanit do të luajë për një vend me Keylor Navas, i cili kohët e fundit ka rinovuar deri në 2024.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport donnarumma milan psg donnarumma milan psg

Sondazh

Poll