Sport

Ceferini: “Një Europian si ky, kurrë më”!

8 Qershor 2021, 08:54 Nga DOSJA
Ceferini: “Një Europian si ky, kurrë më”!

SHBA– Nuk do të ketë më kurrë një Europian të shpërndarë si ky, kështu mendon presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin dhe këtë e ka shprehur në intervistën e tij në “New York Times” në prag të “Euro 2020”.

Formati i ri, i cili po përdoret me rastin e 60-vjetorit të turneut, ka rezultuar shumë i komplikuar nga pikëpamja organizative.

11 qytete, të 11 shteteve, dhe spostimet nga njëra ndeshje në tjetrën, me udhëtime mes 2 dhe 3 orëve fluturim, janë shumë vështirë që të menaxhohen dhe e gjithë kjo në mes të pandemisë.

“Nuk do ta bëjmë më kurrë, është shumë e komplikuar dhe aq më tepër në këtë situatë,” – ka deklaruar presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferini.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll