Sport

“Fluturoi shumë pranë nesh”/ Mbrojtësi i Romës, Smalling dhe gruaja e tij pretendojnë se panë UFO

8 Qershor 2021, 06:21 Nga DOSJA
“Fluturoi shumë pranë nesh”/ Mbrojtësi i Romës,

ROMË– Futbollisti Chris Smalling dhe bashkëshortrja e tij pretendojnë se kanë parë UFO teksa ishin me pushime në Xhamajka.

Ka qenë vetë gruaja e mbrojtësit të Romës, Sam Smalling ajo që ka shkruar një postim të gjatë në instaStory, ku shpjegon se objekti i panjohur ka fluturuar shumë pranë tyre dhe më pas është rikthyer sërish në hapsirën qiellore.

Betohem se nuk ishim nën efektin e kërpudhave magjike apo diçka të tillë, por Chris dhe unë pamë UFO-n më absurde ndonjëherë! Nuk ishte një objekt që qendronte lart në qiell për pak sekonda, që mund të ishte një aeroplan .Fluturoi ulët përpara nesh, pastaj u kthye dhe u ngrit përsëri lart në qiell, ku qëndroi për një orë (mbase më gjatë, por na u desh të largoheshim). Ishte shumë i vogël për t’u filmuar ndërsa qëndronte i qetë në qiell, edhe pse Chris mund ta shihte duke u rrotulluar me drita që shkëlqenin rreth e rrotull. Ne mund ta kishim filmuar në kamera kur po fluturonte drejt nesh sepse dukej qartë, por të dy ishim shumë të shtangur për të nxjerrë celularët. Ne gjithashtu nuk donim të shkëpusnim shikimin nga frika mos e humbnim nga sytë, çfarëdo që të ishte. Dukej i stërmadh. Nuk dukej si një nga UFO-t klasike. Ishte krejtësisht i heshtur”- shkroi ajo në Instastory.

Të jetë vallë e vërtetë?

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport chris smalling sam smalling chris smalling sam smalling

Sondazh

Poll