Sport

Sinan Idrizi tërhiqet nga Flamurtari, pasi e rrëzoi në kategori të dytë

8 Qershor 2021, 07:59 Nga DOSJA
Sinan Idrizi tërhiqet nga Flamurtari, pasi e rrëzoi në kategori

TIRANE – Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka deklaruar se mbyll kontratën e tij me vlonjatet më datë 30 qershor duke i dhënë fund kësaj historie 7-vjeçare. Pas rënies në Kategorinë e Dytë të klubit vlonjat, Idrizi duket se është gati të largohet, siç e theksoi disa herë në “Procesi Sportiv”, por duke paralajmëruar se nuk do të paguante borxhet që kishte gjetur në këtë klub,

“Kjo ishte vazhdimësia e asaj që kemi bërë gjatë kësaj kohe. Pastaj zi, gri apo e bardhë pak rëndësi ka. Është vetëm vazhdimësi.

Flamurtari është i dënuar e bllokuar, nga një sërë mospagesash ndaj lojtarëve të dytë a të tretë. Ka një vit që është kështu. Unë e hapa në janar të vitit të kaluar nëpërmjet llogarisë time personale, nuk na u krijua mundësia që ta bënim përsëri.

Kjo histori fiksohet shumë thjesht, më datën 20 qershor. Unë kam lajmëruar ata të borxheve që të shlyejnë borxhet që kam deri më datë 30. Nuk do të vazhdoj më këtë histori, është histori e mbyllur. Pastaj të tjerët të marrin përgjegjësitë që kanë.

E kam thënë para një viti që nuk ka bërë ofertë askush. Kam thënë që nëse ka histori tjetër me ligjin për sportin, bashkëpunimin e unë do të zgjedh. Nuk e gjeta rrugën e daljes. Në 7 vjet nuk kam harxhuar asnjë qindarkë nga asetet publike të qytetit.

Unë do të lë një familjar, si ai që kam marrë me 500 milionë borxhe, me datë 30 më pyetni se sa borxhe ka Flamurtari. Unë jam kapitalist dhe nuk jam ëndërrimtar me përralla, unë jam krenar që qytetit tim i kam kursyer 10 milionë dollarë investim, nuk kam marrë asnjë qindarkë.

Më datë 30 qershor, Sinan Idrizi do të mbyllë zyrtarisht kontratën me Flamurtarin, do të mbyll detyrimet që janë shkaktuar nga Sinan Idrizi. Se çfarë ndodh pastaj të jenë personat që flasin lart e poshtë e shkruajnë”, tha Idrizi.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll