Politike

Mblidhet Kolegji Zgjedhor! Rrëzohet kërkesa e PD-së për përjashtimin e shtatë gjyqtarëve dhe për shpalljen e pavlefshme

8 Qershor 2021, 06:58 Nga DOSJA
Mblidhet Kolegji Zgjedhor! Rrëzohet kërkesa e PD-së për

TIRANË– Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar sot kërkesën e depozituar nga Partia Demokratike e cila kërkoi përjashtimin e shtatë nga tetë gjyqtarë. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme. Që në nisje të mbledhjes u vendos rrëzimi i kësaj kërkese, pasi është gjykuar se nuk ka arsye për përjashtimin e gjyqtarëve.

Dhënien e vendimit nga Kolegji Zgjedhor por për anëtarët e saj u konsiderua si rast unik në jurisprudencën botërore nga ana e Partisë Demokratike. Vetë përfaqësuesi ligjor i Partisë Demoktatike, ka bërë me dije se mbledhja ka nisur që në orën 08:30 të mëngjesit të sotëm, ku gjyqtarët do të gjykojnë mbi një kërkesë për përjashtimin e vetes. Këtë gjë, Logu e konsideron një akt unik në historinë e jurisprudencës botërore.

“Me urgjencë të paparë, sot në 08:30, Kolegji Zgjedhor ka vendosur të shqyrtojë kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e 7 gjyqtarëve (nga tetë) për shkak të cënimit të së drejtës për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm. Shpresoj shumë që 7 gjyqtarët e Kolegjit nuk do t’i shkojnë deri në fund paligjshmërisë, duke gjykuar vetë mbi një kërkesë për përjashtimin e tyre (gjyqtarë të vetes). Ky do të ishte një akt unik në historinë e jurisprudencës botërore,”- shkruan Logu.

Ky vendim është konsideruar si i paligjshëm nga Logu. Në një prononcim për mediat, pas marrjes së vendimit Logu tha se është krejtësisht e palogjikshme që një person të vendosë për veten e tij nëse do të përjashtohet apo jo.

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar edhe kërkesën e Partisë Demokratike për pranimin e provave shtesë në qarkun e Tiranës. Vendimi është marrë me arsyetimin se kërkesa e PD-së, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe i kandidatit të pavarur Boiken Abazi për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Tiranë, është e pambështetur në ligj e prova.

Partia Demokratike kërkoi dje përjashtimin e 7 nga 8 gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor. Sipas PD-së, gjyqtarët Alma Kolgjoka, Asim Vokshi, Emona Muçi, Esmaralda Çika, Gentjan Medja e Manjola Xhaxho dhe Sokol Ibi nuk garantojnë paanshmëri në gjykim për gjashtë paditë që pritet të shqyrtohen në ditët në vijim. Deri më tani, Kolegjit Zgjedhor kanë vulosur rezultatet në tre qarqe.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kolegji zgjedhor pd kerkese per shkarkimin e 7 gjyqtareve kolegji zgjedhor pd kerkese per shkarkimin e 7 gjyqtareve

Sondazh

Poll