Rama nxjerr shifrat: Shqipëria dhe Islanda, 2 vendet me më pak raste infektimesh në Europë
8 Qershor 2021, 08:30Nga DOSJA
TIRANË– Shqipëria është një nga 2 vendet me më pak infektime me COVID-19 në Europë. Përmes një postimi në ‘Facebook’, kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat, teksa vendi ynë renditet krah Islandës.
“Në matjen globale të dy javëve të fundit për uljen e rasteve të infektimeve, Shqipëria dhe Islanda, figurojnë si dy vendet me më pak raste infektimesh në kontinentin tonë”, shkruan Rama krahas shifrave.
Vendi ynë ka pasur një lehtësim të ndjeshëm të situatës me COVID-19, sidomos në javën e parë të këtij muaji. Përveç ditës së djeshme, ku u shënua një viktimë, për 6 ditë radhazi, Shqipëria nuk regjistroi asnjë viktimë nga pandemia e koronavirusit. Aktualisht në të gjithë vendin numri i rasteve ende aktive ka zbritur në 230 të infektuar, nga të cilët gjysma e tyre janë në Tiranë (60 raste) dhe në Shkodër (54 raste). Sa i përket vaksinimit, të dhënat zyrtare tregojnë se deri më tani janë kryer në total 798,624 doza të vaksinës ndaj COVID19.
(kle.mu./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar sot kërkesën e depozituar nga Partia Demokratike e cila kërkoi përjashtimin e shtatë nga tetë gjyqtarë. Vendimi është m...
SHKODËR– Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Vlotana Ademi, ka reaguar pas kërkesës të bërë nga kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ku pritet të orga...
POGRADEC– Ambasadorja Yuri Kim nuk e ka ndaluar turin nëpër Shqipëri. Këtë herë, Kim është bdalur në Pogradec, ku përveç inagurimit të një pikture murale...
VLORË– Tani nuk ka më dyshime! Dritan Leli është në shënjestër të socialistëve të Vlorës për të mos qenë më pjesë e tyre. Analizës së bërë nga depute...
TIRANË– Moderatori dhe gazetari Blendi Fevziu ka komentuar figurën e kryeministrit Edi Rama në mandatin e tij të tretë qeverisës. I ftuar në emisioni...
Gazetari Blendi Fevziu, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, ku ka folur për zhvillimet e fundit në kampin opozitar dhe zg...
TIRANË– Vilma Bello, deputetja e Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës i ka dedikuar një shkrim me titull “Dinjiteti i munguar”, familjes ku ajo bën pjesë...
SHBA– Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka zgjedhur që të mos japë asnjë informacion për të mbrojtur shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali ...
KAVAJË– Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Edith Harxhi ka vijuar me fushatën elektorale, e cila do të kulmojë me datën e zgjedhjeve brenda PD...