Politike

Sot Asambleja e Shoqatës së Bashkive, Voltana Ademi letër ambasadorëve të huaj në Shqipëri: Po tentohet të kapet ilegali

8 Qershor 2021, 06:34 Nga DOSJA
Sot Asambleja e Shoqatës së Bashkive, Voltana Ademi letër

SHKODËR– Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Vlotana Ademi, ka reaguar pas kërkesës të bërë nga kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ku pritet të organizohet një mbledhje nga asambleja e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë. Asambleja mblidhet sot në orën 12:00, funksioni i së cilës do të jetë shkarkimi i Voltana Ademit nga pozicioni i kreut të SHBSH.

Ademi iu ka dërguar një letër ambasadorë-ve, në emër të Shoqatës së Bashkive, ku shprehet se anëtarët e PS kanë bërë tentativë për të kapur shoqatën. Kryetarja e Bashkisë u ka kërkuar ambasadorëve që të ndërhyjnë në këtë situatë, duke e deklaruar si një veprim në kundërshtim me ligjin, pasi po ndërmerret vetëm disa ditë para se të mbahet seanca e Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin e legjitimitetit të zgjedhjeve të 30 qershorit të vitit 2019.

“Qëllimi i kërkesës për mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme është për mbrojtjen e interesave të Shoqatës gjatë përfaqësimit të saj në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019,” thuhet ndër të tjera letër.

Pak javë më parë, Ademi ka denoncuar në emër të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë (SHBSH), se po tentohet tu vidhet drejtimi. Në një letër drejtuar ambasadorëve, Ademi pretendonte se që nga viti 2009, ekzistojnë dy shoqata të qeverisjes vendore që veprojnë në Shqipëri, pasi Kryetarët e Bashkive Socialiste menduan se ata nuk po përfaqësoheshin nga SHBSH dhe krijuan shoqatën e tyre, Shoqatën për Autonomi Vendore (SHAV). Sipas saj, SHBSH respektoi vendimin e Kryetarëve të Bashkive dhe bashkëpunoi me SHAV në disa nisma në respekt të ndërsjellë të legjitimitetit të njëri-tjetrit, por që kryebashkiaku Pjerin Ndreu ka kërkuar bashkë me socialistët e tjerë që të organizojnë në mënyrë të paligjshme mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të SHBSH dhe për të zëvendësuar në mënyrë të paligjshme organet drejtuese te SHBSH.

(Kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ademi leter ambasadoreve shbsh voltana ademi ademi leter ambasadoreve shbsh voltana ademi

Sondazh

Poll