Aktualitet

Planifikuan çdo gjë/ PAMJE të reja nga vrasja e Kudret Saliajt, autori mbante në dorë objektin e ZI. Mexhiti çohet në kë

8 Qershor 2021, 12:37 Nga DOSJA
Planifikuan çdo gjë/ PAMJE të reja nga vrasja e Kudret Saliajt,

TIRANË– Të tjera pamje janë publikuar nga vrasja e Kudret Saliajt para pak ditësh në Tiranë nga Mexhit Picari. Ky i fundit bashkë me vajzën e tij Dhurata Picari janë arrestuar dhe ndodhen në burg pasi ka dyshime se kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për vrasjen e Kudretit i cili ishte ish-bashkëshorti i Dhuratës.

Në pamje shihet se Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj kanë pritur për disa minuta para ngjarjes në zonën ku ndodhi krimi, duke vëzhguar ambientin dhe më pas ruajtur viktimën i cili u ul në lokal me avokatin e tij Adriatik Cama.

Në pamjet e mëposhtme mund të shihni lëvizjet e Mexhit Picarit dhe vajzës së tij, Kudret Saliajt viktima e këtij krimi, avokatit Adratik Cama i cili mbeti i plagosur dhe psikologes Anila Trifoni.

Shpjegimi i pamjeve filmike që ka në dorë prokuroria:

11:36:28 – Kudret Saliaj ka hyrë në bar-kafe dhe është ulur në tavolinën ku ndodhej shtetasi Adriatik Cama.

11:46:11 – Në verandën e lokalit ka shkuar shtetasja Anila Trifoni, e cila është ulur në tavolinë ku ndodheshin Kudret Saliaj dhe shtetasi Adriatik Cama.

11:52:04 – Dhurata Saliaj ishte e ulur me shpinë nga Kudret Saliaj, Adriatik Cama dhe Anila Trifoni, ndërsa përballë saj është ulur shtetasi Mexhit Picari.

11:52:52 – 48 sekonda pasi shtetasi Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj kanë hyrë në lokal, kjo e fundit mbante në dorë një objekt me ngjyrë të zezë.

11:53:03 – 11 sekonda më pas, shtetasi Mexhit Picari ka zgjatur dorën e djathtë drejt objektit, në dukje si ajo e një arme të zjarrit, të llojit pistoletë.

11:53:07 –Picari është ngritur nga tavolina, ku me të dyja duart ka mbajtur pistoletën dhe duke e mbushur atë ka përparuar drejt tavolinës me tre persona.

11:53:09 – Tre sekonda më vonë ai ka hapur zjarr, duke qëlluar katër herë drejt Kudret Saliajt dhe një herë drejt avokatit Cama.

Vrasja e Kudret Saliajt/ Gjykata lë në burg babë e bijë, Mexhiti merr fajin përsipër: Dhurata s’dinte gjë, armën e kisha në brez, iu kërkoj falje nipërve e mbesave!

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dhurata saliaj mexhit picari vritet kudret saliaj dhurata saliaj mexhit picari vritet kudret saliaj

Sondazh

Poll