Aktualitet

Propozimi për shkrirjen e Gjykatave, KLGJ kërkon përshpejtimin e procedurave, nga 34 të bëhen 15

8 Qershor 2021, 09:47 Nga DOSJA
Propozimi për shkrirjen e Gjykatave, KLGJ kërkon përshpejtimin e

TIRANË– Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka dërguar një letër Ministrisë së Drejtësisë me anë të së cilës kërkon përshpejtimin e miratimit të hartës gjyqësore. Në letrën e dërguar, KLGJ-ja kërkon riorganizim të gjykatave në të gjithë vendin. Sipas KLGJ-së, me hartën e re zvogëlohet numri i gjykatave në vend.

Ministria e Drejtësisë e ka marrë propozimin që në vitin 2020, në muajin shtator. Në total janë 22 Gjykata Rrethesh, 6 administrative dhe 6 të Apelit. KLGJ kërkon që nga 34 Gjykata të mbeten 15.

Shkak për këtë kërkesë janë bërë vakancat e krijuara për shkak të shkarkimeve nga Vettingu apo dorëheqjeve të gjyqtarëve. Nisma u prezantua edhe javën e shkuar në Komisionin e Ligjeve nga kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shkrirja e gjykatave shkrirja e gjykatave

Sondazh

Poll