Aktualitet

Polici plagosi rëndë 33-vjeçarin pasi ishte në gjendje të dehur dhe fshehu aksientin! Reagon SHÇBA: U arrestua, mbi efekti

8 Qershor 2021, 12:27 Nga DOSJA
Polici plagosi rëndë 33-vjeçarin pasi ishte në gjendje

DURRËS– Një efektiv policie, i identifikuar si P. P., 52 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Durrës, ka aksidentuar rëndë një 33-vjeçar, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Polici ka fshehur aksidentin, ndërsa lidhur me ngjarjen ka reaguar SHÇBA, e cila njofton se materialet janë referuar në gjykatën e Durrësit, ndërsa ndaj efektivit rëndojnë dy vepra penale, ajo e ‘Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor’ dhe ‘Drejtim i mjetit motorik në mënyrë të pa rregullt’.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Rajonale e SHÇBA Durrës-Kavajë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, referoi materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në ngarkim të punonjësit të policisë, i arrestuar në flagrancë, Inspektor P. P., 52 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Durrës, për veprat penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”; “Drejtim i mjetit motorik në mënyrë të pa rregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit“.

Arrestimi në flagrancë i punonjësit të policisë Inspektor P.P. u krye pasi më datë 06.06.2021, rreth orës 22:30, në lagjen nr. 18, rruga “Sulejman Pitarka”, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar rëndë një shtetas 33-vjeçar, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se punonjësi i policisë P. P. ka qenë nën efektin e pijeve alkolike dhe pasi ka kryer aksidentin është larguar nga vendngjarja.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet polici plagos 33-vjecarin shcba arreston policin polici plagos 33-vjecarin shcba arreston policin

Sondazh

Poll