Aktualitet

Vjedhje, drejtim automjeti në gjendje të dehur dhe dhunë fizike, arrestohen 9 persona në Tiranë

8 Qershor 2021, 09:31 Nga DOSJA
Vjedhje, drejtim automjeti në gjendje të dehur dhe dhunë fizike,

TIRANË- 9 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 2 persona janë arrestuar, të cilët janë kapur me lëndë narkotike. 1 person tjetër është arrestuar për shkak se ka ushtruar dhunë ndaj ish-të dashurës së tij. Tre të tjerë janë arrestuar pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ndërsa 1 tjetër është arrestuar për shkak se ka marrë me forcë një aparat celular. 1 person tjetër është arrestuar pasi ka aksidentuar një të mitur 9-vjeçar, i cili ishte me biçikletë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : H. L., 23 vjeç dhe L. B., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetet përkatëse me të cilat këta shtetas qarkullonin, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjeti dhe sekuestroi një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 28 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish të dashurës. Gjithashtu dyshohet se ky shtetas i ka kërkuar një shumë parash ish të dashurës së tij, në menyrë që të vazhdonin lidhjen.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. A., 28 vjeç, pasi dyshohet se i ka marrë me forcë një aparat celular një shtetaseje.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

A. C., 29 vjeç, R. M., 60 vjeç dhe V. K., 40 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ;

B. Gj., 19 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ka aksidentuar biçiklistin e mitur rreth 11 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 07.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve të mitur të moshave 13 vjeç dhe 15 vjeç, sepse në rrugën “Llazi Miho”, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë vjedhur një shumë parash në librarinë në pronësi të shtetases M. Sh, si dhe në rrugën “Llambi Bonata”, kanë vjedhur një shumë parash në dyqanin në pronësi të shtetasit E. M.

Më datë 07.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasit E. B., 28 vjeç dhe E. B., 29 vjeç, pasi ditën e djeshme në rrugën “Teodor Keko”, në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë goditur me mjet prerës shtetasin F. D., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 07.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasin N. T., 55 vjeç, sepse në Shishtufinë dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një shtetase të mitur.

Më datë 08.06.2021, shtetësja T. S., 21 vjeçe, kallëzon se në rrugën “Hamdi Sina”, në zonën e Liqenit të “Thatë”, i kanë vjedhur mjetin të cilin e kishte në përdorim. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 9 persona policia e tiranes arrestohen 9 persona policia e tiranes

Sondazh

Poll