Dje vrau gruan dhe veten, çfarë deklaronte në media disa muaj më parë Qemal Bici: Nuk kam Vit të Ri unë, jam invalid, qev
8 Qershor 2021, 12:24Nga DOSJA
LIBRAZHD– Qemal Bici, 56-vjeçari i cili masakroi me sopatë gruan e tij, Menturien dhe më pas vari veten në pemë, ka dhënë një intervistë të rastësishmë pak muaj më parë, ku shprehte kushtet e vështira ekonomike në të cilat jetonte, ndërsa akuzonte se i kishin hequr padrejtësisht edhe përkrahjen sociale.
Në prag të vitit të ri, në një intervistë për Faxneës, Qemal Bici shprehej se viti i rip ër të ishte i mjerueshëm, pasi nuk kishte para për të paguar dritat e as ushqimin. Ai ka treguar muaj më parë se ishte në statusin e invalidit, dhe nuk kishte asnjë të ardhur në familje.
Deklarata e Qemal Bicit në dhjetor, 2020:
Jam 6 veta dhe jemi të gjithë të papunë, edhe përkrahjen sociale ma hoqën, nuk kam të paguaj as dritat dhe as thesin e miellit, nuk na përkrah askush, qeveria sheh Tiranën nuk sheh Librazhdin, nuk kemi as rrugë dhe as ujë të pijshëm, dhe ujin e vaditjes na e mori centrali, nuk kemi asgjë fare. Unë sot kam marrë një kuti me letra për të dredhur duhan, asgjë tjetër, ky është Viti im i ri.
Viti i ri i imi është fukarallëku, le të vijë të shohë kush të dojë që unë nuk kam bukë në shtëpi. Nuk kam asnjë të ardhur në familje, pres shpërblim se jam invalid, dhe atë na e kanë ndërprerë, se thonë nuk ju takon, nuk kam bukë në shtëpi, jo më të bëj viti të ri.
Situata e vështirë ekonomike, shtuar dyshimet për një tradhëti nga ana e bashkëshortes, Mentueries, bërën që ditën e djeshme Qemali të shkaktonte tragjedi në familje mbrëmjen e djeshme. 56-vjeçari e akuzonte gruan se e tradhëtonte me drejtorin e shkollës në Dragostunjë. Mësohet se dyshja kanë pasur edhe konflikte të mëparshme për të njëjtin shkak, por asnjëherë nuk i kishin ndjekur në rrugë ligjore.
(kle.mu./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHKODËR– Fabjan Vuka, i cili vrau me armë zjarri motrën e tij, Diana Vukën, është lënë në burg ditën e sotme nga Gjykata e Shkodrës.Ai mbërriti pak më parë...
TIRANË– Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka dërguar një letër Ministrisë së Drejtësisë me anë të së cilës kërkon përshpejtimin e miratimit të hartës gjyqësore. ...
TIRANË- 9 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 2 persona janë arrestuar, t...
TIRANË– Me rritjen e temperaturave, qytetarët e Tiranës zgjedhin të frekuentojnë Parkun e Liqenit të Tiranës, mirëpo mbrëmjen e djeshme ata janë përballur ...
DURRËS– Dy persona kanë rënë në pranga në portin e Durrësit, pasi janë kapur me leje drejtimi, leje qëndrimi dhe karta shëndeti të falsifikuara.Polic...
PEQIN– Dosja.al ka siguruar pamjet nga vendi ku ndodhi vrasja në Peqin mëngjesin e sotëm. Siç shihet dhe në video, vila e rrethuar me lule është kthyer t...
TIRANE– Avokati i familjes Picari, Loren Liço ka deklaruar sot para gjykatës se Mexhit Picari, autori i vrasjes së Kudret Saliajt, e ka ndihmuar financia...
TIRANË– Qemal Bici, i cili vrau të shoqen një ditë më parë në Librazhd, e akuzonte gruan se e tradhëtonte me drejtorin e shkollës në Dragostunjë.Mësohet se...