Aktualitet

Vodhën 75 mijë euro në banesën e të moshuarit në Përmet, arrestohet një 36-vjeçar i përfshirë në ngjarje

8 Qershor 2021, 12:32 Nga DOSJA
Vodhën 75 mijë euro në banesën e të moshuarit në

PËRMET– Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Përmet lidhur me grabitjen e një shumë të madhe parash në një banesë në Përmet. Ngjarja ndodhi në banesën e 63-vjeçarit Koç Proka, ku një 36-vjeçare në bashkëpunim me të tjerë vodhën 75 mijë euro.

Për ngjarjen u arrestua 36-vjeçarja me inicialet O.Shabanin, banuese në Përmet, ndërsa u shpall në kërkim Paulin Peçi, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjes me dhunë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në Përmet, ku një 63-vjeçari i vodhën 75 000 euro në banesën e tij, ngjarje për të cilën u ndalua si autore e dyshuar shtetasja O. Sh. dhe u shpall në kërkim shtetasi P. P., Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet ka lëshuar urdhrin e ndalimit për shtetasin E. P., 30 vjeç, banues në Përmet, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.

Në zbatim të urdhrit të Prokurorisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet ndaluan shtetasin E. P., i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë vjedhje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 aparate celularë dhe disa fishekë luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 30-vjeçari në durrës grabitet i moshuari ne durres arrestohet 30-vjeçari në durrës grabitet i moshuari ne durres

Sondazh

Poll