Aktualitet

U kapën në portin e Durrësit me leje qëndrimi rumune dhe dokumente të falsifikuara, arrestohen dy persona

8 Qershor 2021, 09:05 Nga DOSJA
U kapën në portin e Durrësit me leje qëndrimi rumune dhe

DURRËS– Dy persona kanë rënë në pranga në portin e Durrësit, pasi janë kapur me leje drejtimi, leje qëndrimi dhe karta shëndeti të falsifikuara.

Policia bën me dijse se janë arrestuar në flagrancë; Sh. L., 50 vjeç, banues në Kavajë dhe A. B., 36 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit, atyre iu gjetën edhe dy pasaporta shqiptare. Dy të arrestuarit dyshohet se i kishin marrë pasaportat për t’i vulosur në Shqipëri, me qëllim që poseduesit e tyre të mos penalizoheshin për shkeljen e afatit 90-ditor në zonën Schengen.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 2 shtetas, pasi në PKK Durrës iu gjetën leje drejtimi, leje qëndrimi dhe karta shëndeti të dyshuara të falsifikuara.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit Sh. L., 50 vjeç, banues në Kavajë dhe A. B., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të mjetit autobus tip “Kinglong” me drejtues shtetasin A. B. dhe menaxher shtetasin Sh. L., kanë gjetur 2 leje qëndrimi rumune, 2 leje drejtimi rumune dhe 2 karta shëndeti rumune të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, gjatë kontrollit iu gjetën edhe dy pasaporta shqiptare që rezultojnë se personat që i posedojnë këto pasaporta janë në Itali. Dy shtetasit e arrestuar dyshohet se i kishin marrë pasaportat për t’i vulosur në Shqipëri, me qëllim që poseduesit e tyre të mos penalizoheshin për shkeljen e afatit 90-ditor në zonën Schengen.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer në bashkëpunim.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona në durrës arrestohen dy persona në durrës

Sondazh

Poll