Aktualitet

Protesta në Lumas, banorët përplasen sërish me efektivët, policia nis procedimin penal për 15 persona

8 Qershor 2021, 09:01 Nga DOSJA
Protesta në Lumas, banorët përplasen sërish me

KUÇOVË- Banorët e fshatit Lumas janë përplasur sërish fizikisht me policinë e Kurçovës, në ditën e 21 të protestës së tyre. Ata kanë tentuar të kalojnë kordonin dhe të ndalojnë punimet që po kryente firma zbatuese për hapjen e kanalit. Për t’i kundërshtuar, policia ka ushtruar forcë ndaj tyre. 

Për shkak të pengimit të punimeve, 15 banorë të fshatit Lumas, të cilët protestuan ditën e djeshme për të kundërshtuar ndërtimin e ujësjellësit nga bashkia, janë proceduar penalisht.

Sipas policisë, këta banorë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë grumbulluar në fshatin Lumas duke manifestuar në mënyrë të paligjshme, kanë bllokuar rrugën, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, duke i penguar dhe kundërshtuar në përmbushjen e detyrave të tyre në mbështetje të Bashkisë Kuçovë, për realizimin e investimit për ujësjellësin në fshatin Lumas.  

Njoftimi i policisë:

Kuçovë; Nga specialistët e Seksionit për Krimet filloi procedimi penal për shtetasit R. S., A. Sh., P. S., N. Ll., G. S., M. Ll., I. Sh., B. Sh., B. S., R. Sh., I. Sh., F. S., N. Ll., D. S., G. Ll., të gjithë banues në Lumas, Kuçovë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë grumbulluar në fshatin Lumas duke manifestuar në mënyrë të paligjshme, kanë bllokuar rrugën, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, duke i penguar dhe kundërshtuar në përmbushjen e detyrave të tyre në mbështetje të Bashkisë Kuçovë, për realizimin e investimit për ujësjellësin në fshatin Lumas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Banorët e fshatit Lumas janë ngritur në protestë që prej 20 ditësh dhe kanë bllokuar edhe rrugët e fshatit për të penguar mjetet e firmës kontraktuese që të vijojnë punën për ndërtimin e ujësjellësit. Ditën e djeshme, ata u përplasën edhe me efektivët e policisë, madje disa prej banorëve patën probleme shëndetësore. Nga ana e saj, Bashkia ka deklaruar se nuk do ta ndalojë projektin, pasi nuk është pronë e banorëve.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet procedohen penalisht 15 protestues protesta ne fshatin lumas protesta ne sinec procedohen penalisht 15 protestues protesta ne fshatin lumas protesta ne sinec

Sondazh

Poll