Aktualitet

“Fëmijës i thanë që mami ka vdekur”, avokati i familjes Picari tregon shkakun e vrasjes së Kudret Saliajt: Autori i bë

8 Qershor 2021, 08:52 Nga DOSJA
“Fëmijës i thanë që mami ka vdekur”, avokati i

TIRANE– Avokati i familjes Picari, Loren Liço ka deklaruar sot para gjykatës se Mexhit Picari, autori i vrasjes së Kudret Saliajt, e ka ndihmuar financiarisht dhëndrin përgjatë gjithë jetës. Liço tha se vila, toka në autostradë dhe makina tip fuoristrade janë kontribute të Mexhit Picarit ndaj viktimës, që ai dhe e shoqja, Dhurata të jetonin në gjendje të mirë ekonomike.

Avokati solli edhe një version tjetër për shkakun e vrasjes, kur tha se djalit të vogël të familjes i ishte thënë se “mami ka vdekur”.

“Kudretit, Vjehrri i bëri vilë 3-katëshe, i fali 2 dynym tokë në autostradë. i bleu fuoristradë të re pasi ai donte që vajza e dhëndri të jetonin mirë. 8 muaj më parë Kudreti i ka kthyer vajzën Mexhitit të dhunuar, Kudreti e kishte rrahur në një pyll dhe i ka kërcënuar familjarisht. Kudreti i ka kërcënuar më herët me armë për t’i vrarë familjarisht. Psikologia e caktuar nga gjykata duhej të ishte e njëanshme, por ajo ishte në tavolinë me palën kundërshtare. Mexhiti se ka njohur fare avokatin Adriatik Camaj (i cili mbeti i plagosur) e s’ka patur qëllim të keq ndaj tij. Ndërsa fëmijës së vogël të Dhuratës i thoshin nëna ka vdekur e s’ke ku e takon. Ky ishte shkaku i ngjarjes së rëndë”, ka thënë ai.

Lajmi kryesor: Vrasja e Kudret Saliajt/ Gjykata lë në burg babë e bijë, Mexhiti merr fajin përsipër: Dhurata s’dinte gjë, armën e kisha në brez, iu kërkoj falje nipërve e mbesave!

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dhurata saliaj loren lico mexhit picari vritet kudret saliaj dhurata saliaj loren lico mexhit picari vritet kudret saliaj

Sondazh

Poll