Sport

E ardhmja e Thomas Brdariç ende pezull, takimi i parë nuk mjafton

7 Qershor 2021, 20:05 Nga DOSJA
E ardhmja e Thomas Brdariç ende pezull, takimi i parë nuk mjafton

SHKODER – Në shtëpinë “kuqeblu” shkodrane nuk ka tym të bardhë. Thomas Brdaric dhe Vllaznia ende nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës. Takimi i sotëm pasdite midis sponsorit Alban Xhaferi, trajnerit gjerman dhe menaxherit të tij Uliks Kotrri, i ka lënë gjërat e hapura…

Pritet që përsëri nesër të ketë një takim të dytë Xhaferi-Brdariç, ku me gjasa gjithçka të përfundojë: të firmoset kontrata e re, ose palët t’i japin lamtumirën njeri-tjetrit. Thuhet se kanë mbetur vetëm dy pika për t’u diskutuar nesër, ku palët kanë patur qëndrime të ndryshme.

“Kemi vendosur të takohemi nesër për të vendosur. Duket mirë, por kemi nevojë të flemë sonte dhe nesër t’i shoim gjërat me qetësi. Jo nuk mund të themi që është e mbyllur për të ardhmen, sepse kemi dy pika, ndërsa të tjerat janë mbyllur. E përgjithshmja është e mirë dhe jemi afër.

Nuk është thjeshtë çështje parash, s’ka lidhje me paratë dhe ajo që unë kam kërkuar është që të jemi profesionistë dhe të gjejmë mundësinë për të punuar në grup. Ajo që është e rëndësishme duhet ta përgatisim skuadrën për këtë kompeticion të rëndësishëm dhe për të ardhmen. Dhe kjo është e rëndësishmja përse ne duhet të punojmë në grup”,- është shprehur trajneri Brdariç për mediat pas takimit me sponsorin Xhaferi.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport alban xhaferi skuadra shkodrane thomas brdaric. vllaznia xhaferi-brdariç alban xhaferi skuadra shkodrane thomas brdaric. vllaznia xhaferi-brdariç

Sondazh

Poll