Sport

“Nuk e duam Conten te Real Madrid”, ja si Florentino Perez u tërhoq nga paralajmërimi i 10 lojtarëve, ‘Times’ zbulon

7 Qershor 2021, 17:22 Nga DOSJA
“Nuk e duam Conten te Real Madrid”, ja si Florentino Perez u

SPANJË– Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja në lidhje me stolin e Real Madrid. Pas lamtumirës së Zidane, emri që po qarkullonte për të marrë drejtimin e madrilenëve ishte ai i Antonio Contes, por disa lojtarë të rëndësishëm në skuadër luajtën një rol vendimtar dhe firma nuk erdhi.

Sipas ‘Times’, Florentino Perez në të vërtetë kishte filluar negociatat me trajnerin, por ai ndërpreu çdo kontakt sapo 10 lojtarët e kontaktuan për t’i dhënë një paralajmërim të saktë: në rast të ardhjes së Contes, do të paketojmë çantat e do të largohemi. Një gjest që trembi presidentin dhe ndryshoi kurs duke kontaktuar Ancelottin, një teknik që vlerësohet në dhomat e zhveshjes.

Times nuk përmend emrat e ‘rebelëve’. Sergio Ramos dikur kishte përmendur italianin në vitin 2018 kur ai ishte pranë stolit të Spanjës. “ Respekti fitohet, nuk imponohet”, thoshte mbrojtësi spanjoll.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport conte florentino perez real madrid conte florentino perez real madrid

Sondazh

Poll