Sport

“Transaksione të dyshimta”, jo vetëm Allegri, gazeta italiane raporton: Ronaldo në shënjestër për pastrim parash

7 Qershor 2021, 17:01 Nga DOSJA
“Transaksione të dyshimta”, jo vetëm Allegri, gazeta

ITALI-Pas Allegrit, zyrat kundër pastrimit të parave të Bankës së Italisë janë përqendruar gjithashtu te Cristiano Ronaldo. Por nëse për trajnerin e Juventusit raportet kanë të bëjnë me transaksione të dyshimta të lidhura me botën e basteve dhe bixhozit (fakte që Allegri i mohoi menjëherë), për portugezin – siç raporton gazeta La Verita në vëzhgim janë tre tërheqje parash prej € 220,000 të bëra mes dhjetorit 2020 dhe shkurt 2021.

“Ndërsa kemi parasysh origjinën e caktuar të financimit dhe profilin e lartë ekonomik të klientit, duke mos qenë në gjendje të dimë destinacionin real të fondeve të tërhequra në para, ne vazhdojmë me përcjelljen e këtij raporti të dyshimtë të transaksionit” shkruhej në shënimin menaxheri i bankës që më pas shton se “klienti, gjatë tërheqjes së fundit, deklaroi se fondi ishte i nevojshëm për pagimin e shpenzimeve ditore”.

Midis janarit 2020 dhe mars 2021, llogaria e Ronaldos paraqiti afërsisht 34 milion euro si fatura dhe pak më pak se 31 milion e 500 mijë euro në kolonën e shpenzimeve: në praktikë, shuma e theksuar në raport korrespondon me 5% të shumës së mbledhur në dy muaj ose 0.7% të shpenzimeve totale në periudhën e konsideruar.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport allegri juventus ronaldo allegri juventus ronaldo

Sondazh

Poll