Sport

Spanja në kaos pas pozitivitetit të Busquets, miqësore me skuadrën U-21 dhe stërvitje të diferencuar vetëm disa ditë par

7 Qershor 2021, 11:58 Nga DOSJA
Spanja në kaos pas pozitivitetit të Busquets, miqësore me

SPANJË-Koronavirusi “godet” Spanjën në prag të Euro 2020”. Një ditë para ndeshjes miqësore kundër Lituanisë dhe një javë para sfidës zyrtare ndaj Suedisë, skuadra e Luis Enriques preket nga virusi famëkeq. Sergio Busquets ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas kontrolleve rutinë e për pasojë do të mungojë të paktën në këto dy takime.

Masa e parë, përveç izolimit të Busquets, në miqësoren planifikuar për nesër në Madrid kundër Lituanisë do të luhet me skuadrën Under-21.Lojtarët e tjerë në ekipin kombëtar të Luis Enriques kanë rezulutar negativë, por është e mundur të ketë raste të reja të pozitivitetit.Të gjithë në Itali pyesin pse lojtarët e Spanjës nuk u vaksinuan.Në Spanjë ka polemikë mbi këtë temë: Federata e futbollit kishte kërkuar që të vaksinohen lojtarët e tyre, por Ministria e Shëndetësisë tha jo, duke i dhënë trajtimin për atletët që do të shkojnë në Olimpiadë. lojtarët.

Tani në qendrën stërvitore në Las Rozas të gjitha planet janë hedhur në erë: lojtarë që stërviten të veçuar dhe seanca stërvitore shumë të kushtëzuara, saktësisht një javë para debutimit në Kampionatin Evropian kundër Suedisë. Luis Enrique ka grumbulluar 24 lojtarë, jo 26 dhe mund të zëvendësojë Busquets deri të dielën. Asnjë vendim nuk është marrë në këtë drejtim, por padyshim që frika kryesore lidhet me shpërthimin e mundshëm të një virusi në skuadër..

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport sergio busquets spanja sergio busquets spanja

Sondazh

Poll