Sport

Plasin polemikat mes Mourinho dhe Deschamps: “Po nuk fitoi Europianin është dështim”

7 Qershor 2021, 10:48 Nga DOSJA
Plasin polemikat mes Mourinho dhe Deschamps: “Po nuk fitoi Europianin

FRANCE – Ben Yedder, Benzema, Coman, Ousmane Dembele, Giroud, Griezmann, Mbappé e Thuram, maftojnë këto emrat e sulmit të Francës për t’i futur frikën çfarëdo lloj skuadra pjesëmarrëse në “Euro 2020”.

Skuadra e drejtuar nga Didier Deschamps kampione e botës në fuqi është pretendentja numër 1 edhe për Europianin, kështu që paktën e mendon Hose Mourinho. “Franca ka tre skuadra brenda njërës, nuk ka pika të dobta, – ka thënë Mourinho për “The Sun”. – Duhet ta fitojnë këtë turne, nëse nuk ia dalin padyshim që do të jetë një dështim. Të kesh Mbappe nuk e mendon gjatë fitoren.”

Nuk i ka pritur aspak mirë këto fjalë trajneri francez, i cili menjëherë është përgjigjur me polemikë. “Jose… kështu mendoja edhe unë për Tottenhamin e tij, por në fund nuk shkuan gjërat sipas parashikimeve,” – u përgjigj Deschamps në një lidhme me “Telefoot”.

Megjithatë në fund të intervistës së tij edhe vetë numri 1 i “gjelave” është detyruar të pranojë potencialin e ekipit të tij. “Po është e vërtetë që jemi pretendentë, pasi jemi kampionët e botës. Nuk ka lidhje me presionin kjo gjë, ky është realiteti.”
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll