Sport

VIDEO/ Krimea vizatohet në fanellën e Ukrainës për Euro 2020, sjell përplasje diplomatike me Rusinë: Thirrje naziste!

7 Qershor 2021, 12:25 Nga DOSJA
VIDEO/ Krimea vizatohet në fanellën e Ukrainës për Euro

UKRAINË-Fanella e re e përfaqësueses së Ukrainës në Euro2020 prodhon zhurmë diplomatike. Në Facebook, presidenti i Federatës së futbollit ukrainas Andriy Pavelko njoftoi se lojtarët do të veshin “uniforma speciale” ku tregon një hartë duke përfshirë Krimenë e aneksuar nga Rusia me sloganin “Lavdi Ukrainës”, gjë që ka provokuar zemërim në Moskë.

Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014 dhe e konsideron atë një pjesë të territorit të saj, diçka e refuzuar ndërkombëtarisht.Një deputet rus e quajti atë një “provokim politik”.Në një deklaratë për BBC, një drejtues i UEFA-s u shpreh: “ Fanella e ekipit kombëtar të Ukrainës (dhe e të gjitha skuadrave të tjera) për Euro 2020 është aprovuar nga Uefa, në përputhje me rregullat e institucionit të futbollit.

Presidenti i Federatës së futbollit, Andriy Pavelko u shpreh. “Ne besojmë se kjo fanellë do t’u japë forcë lojtarëve sepse ata do të luftojnë për të gjithë Ukrainën” u shpreh ai.Por zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova kritikoi fanellën, duke thënë se ekipi i futbollit ka krijuar “iluzionin e së pamundurës”.Ajo tha se parulla ishte nacionaliste dhe i bëri jehonë një thirrjeje naziste.

E.Ç (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport andriy pavelko krimea rusia ukraine andriy pavelko krimea rusia ukraine

Sondazh

Poll