Sport

Zyrtare: Besnik Hasi, trajneri i ri i skuadrës së njohur saudite, Al Ahli!

7 Qershor 2021, 09:59 Nga DOSJA
Zyrtare: Besnik Hasi, trajneri i ri i skuadrës së njohur saudite, Al

ARABIA SAUDITE – Trajneri shqiptar Besnik Hasi ka ndërruar skuadër. Ai do të jetë “timonieri” i ri i skuadrës arabe Al Ahli, e cila u rendit e treta në Pro League. Lajmi i zyrtarizimit të tij, bëhet i ditur nëpërmjet një njoftimi të publikuar nga vetë klubit saudit.

Ish-mesfushori i Kombëtares kuqezi ka drejtuar në tri vitet e fundit skuadrën Al-Read në futbollin elitar saudit, ndërkohë që tani tekniku Hasi do të jetë në krye të pankinës së skuadrës katër herë kampione e Arabisë Saudite.

Gjakovari Besnik Hasi, i cili ka luajtur dhe përfunduar karrierën në Belgjikë, më herët ka drejtuar Anderlecht, Legia Warszawa dhe Olympiacos. Trajneri 49-vjeçar tani do të kërkojë të fitojë trofe me Al Ahli, ose mbretërorët, siç konsiderohet ajo në Arabinë Saudite.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport al ahli anderlecht besnik hasi ish-mesfushori i kombëtares kuqezi legia warszawa olympiacos skuadrën al-read al ahli anderlecht besnik hasi ish-mesfushori i kombëtares kuqezi legia warszawa olympiacos skuadrën al-read

Sondazh

Poll