Sport

Suksesi i tretë kontinental në 12 vitet e fundit, Gjermania U-21 kampione e Europës, mposht Portugalinë e Leao-s dhe Dalot

6 Qershor 2021, 21:36 Nga DOSJA
Suksesi i tretë kontinental në 12 vitet e fundit, Gjermania U-21

SLLOVENI-Në fund, skuadra më solide fitoi. Gjermania mund Portugalinë 1-0 në finalen e Kampionatit Evropian Under-21 dhe ngriti trofeun për herë të tretë në 12 vitet e fundit. Tabuja për luzitanët, vazhdon me humbjen e tretë pas atyre të 1994 kundër Italisë dhe 2015 kundër Suedisë.

Një ndeshje spektakolare mes dy ekipeve e cila është zhvilluar në Lubjanë dhe ka nxjerr gjermanët si fitues. Sfida u vendos nga një gol i shënuar nga Lukas Nmecha në minutën e 49-të të pjesës së dytë.Sulmuesi pas asistit të Baku mposhti portierin e Portugalisë duke e dërguar topin në rrjetë. Me këtë gol të shënuar u mbyll edhe e gjithë ndeshja me Gjermanisë U21 që ngjitet në majën e Europës.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport gjermania portugalia u-21 gjermania portugalia u-21

Sondazh

Poll