Sport

Largimi i Contes nga Interi për 7.5 milionë euro bëhet çështje në Serinë A. Klubet i kërkojnë ndihmë Federatës

7 Qershor 2021, 07:06 Nga DOSJA
Largimi i Contes nga Interi për 7.5 milionë euro bëhet

ITALI – Prishja e kontratës me konsensusin e 7.5 milionë eurove të Antonio Contes me Interin ka rihapur edhe një herë debatin që qarkullon shpesh mes punëmarrësve dhe punëdhënësve.

Në Itali ekziston edhe mundësia e shkarkimit, që do të thotë heqjen e një trajneri, por me kushtin që do ta paguajë deri sa ai të gjejë një ekip tjetër, apo te përfundojë kontratën aktuale, ndërkohë që ekipi ka marrë trajner tjetër. Pra praktikisht paguan dy trajnerë.

Ndërkohë, në perëndim kjo gjë funksionon ndryshe, vërtet e shkarkon, por e mban në klub si drejtor sportiv a një post tjetër, deri në përfundimin e kontratës.

Për të rregulluar këtë anomali, që shpesh ka kosto të larta financiare, klubet e Serisë A po i kërkojnë Federatës Italiane të Futbollit që të njësojë me tepër këtë klauzolë me kontrata e federatave të tjera perëndimore.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll