Sport

VIDEO/ Southgate bën eksperiment anglez, me Rumaninë mjafton një penallti. Holanda është super

6 Qershor 2021, 19:24 Nga DOSJA
VIDEO/ Southgate bën eksperiment anglez, me Rumaninë mjafton një

EUROPË-Një penallti e shënuar, një e gabuar, një Grealish që mund të jetë futbollisti kyç në Kampionatin Evropian dhe portieri Johnstone që mund ti rrëmbejë fanellën e titullarit Pickford: këto janë kartolinat nga Middlesbrough, ku Anglia fitoi 1-0 me Rumaninë në provën e fundit, para debutimit në 13 qershor në Ëembley kundër Kroacisë. Ndeshja u vendos nga një gol me penallti i Marcus Rashford në minutën e 65-të.

Tre luanët kishin mundësinë të dyfishonin shifrat me kapitenin e Liverpoolit Jordan Henderson i cili u rikthye në këtë sfidë pas një dëmtimi të gjatë me anë të një tjetër penalltie në minutën e 78-të, por goditja e tij u ndal nga portieri i rumunëve Nita. Holanda arriti të triumfonte në miqësoren e dytë, atë ndaj Gjeorgjisë të zhvilluar në Tëente, duel të cilin holandezët e fituan me rezultatin 3-0. Depay, dhe mesfushori Gravenberch ishin autorët e golave.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anglia holanda anglia holanda

Sondazh

Poll