Sport

Barcelona nuk ngutet me rinovimin e Ansu Fatit, ai është i sigurtë…

6 Qershor 2021, 18:02 Nga DOSJA

SPANJE – Barcelona është në këmbë dhe po ndërton skuadrën për sezonin e ardhshëm. Bordi i Joan Laportës ka mbyllur dy kontrata, atë me Kun Agüeron dhe Eric Garcían; ka konfirmuar vazhdimësinë e trajnerit Ronald Koeman; ka punësuar Jordi Cruyff dhe ka avancuar në negociatat me Depay.

Këto ditë, mbyllja e marrëveshjeve me lojtarët titullarë dhe zvogëlimi i shpenzimeve, janë përparësi e drejtuesve të klubit katalan. Rinovimet në pritje kanë një evolucion dhe trajtim të pabarabartë. Një prej tyre është ajo me Ansu Fatin. Qasja e tij nuk është urgjente, sepse ajo ka filluar për kohësh dhe në zyrat e “Camp Nou”.

Ansu Fati e përfundon kontratën më qershor 2022, ndërkohë që palët i kanë filluar bisedimet muaj më parë. Sulmuesi i ri është duke u rikuperuar nga një dëmtim serioz në gju, që e ka detyruar atë t’i nënshtrohet një operacioni disa herë dhe që e ka larguar atë nga fusha që nga 7 nëntori. Klubi është në kontakt të përhershëm me talentin, i cili nuk po kalon një kohë të mire, pasi shërimi i tij nuk ka ndjekur afatet e përcaktuara.

Asnjë skenar nuk mendohet që sulmuesi Ansu Fati të mos vazhdojë në “Camp Nou”, paçka se për momentin, nuk konsiderohet një çështje prioritare, në kuptimin e urgjencës. Teknikët dhe drejtuesit e Barçës kanë çështje të tjera më të menjëhershme për t’u përballur, si nënshkrimet me Depay dhe largimet e futbollistëve me kosto të larta financiare.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ansu fatin barcelona eric garcían jordi cruyff kun agüeron ronald koeman trajnerit ronald koeman ansu fatin barcelona eric garcían jordi cruyff kun agüeron ronald koeman trajnerit ronald koeman

Sondazh

Poll