Sport

Flamurtar për turp! Klubi legjendë zbret në Kategorinë e Dytë, e mund Tërbuni në sfidën e jetës

6 Qershor 2021, 17:40 Nga DOSJA
Flamurtar për turp! Klubi legjendë zbret në Kategorinë e

ELBASAN– Kriza e Flamurtarit nuk ka fund. Pas rënies në Kategorinë e Parë sezonin e kaluar, kuqezinjtë këtë herë as nuk mbijetuan dot. Mes shumë problemeve financiare e administrative, vlonjatët kishin sfidën e jetës përballë Tërbunit për qendrimin në Kategorinë e Parë.  90 minuta e kohës së rregullt të luajtur në “Elbasan Arena” u mbyll në barazim 0-0.

Të dyja ekipet u drejtuan shtesave për të përcaktuar skuadrën fituese, por edhe 30 minutat nuk mjaftuan për të zbuluar ekipin fitues. Nga penalltitë, Tërbuni u tregua më i saktë duke triumfuar me shifrat 4-5, ndërsa te Flamurtari, Ribaj humbi penalltinë e fundit. Me këtë humbje, Flamurtari fundoset në Kategorinë e dytë sezonin tjetër, ndërsa Tërbuni në të Parën.

E.Ç (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport flamurtari terbuni flamurtari terbuni

Sondazh

Poll