Aktualitet

I shpërthen dinamiti në dorë, plagoset 44-vjeçari në Dibër

7 Qershor 2021, 10:39 Nga DOSJA
I shpërthen dinamiti në dorë, plagoset 44-vjeçari në

TIRANË– 44-vjeçari me inicialet R.H., banues në Dibër është plagosur pasi dinamiti i bërë në mënyrë artisanale i ka shpërthyer në dorë. Sipas njoftimit të policisë, 44-vjeçari kishte dalë të gjuante peshk në lumin Drin, dhe në atë moment i ka shpërthyer dinamiti në dorë.

Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa është proceduar për veprat penale “Peshkim i ndaluar “, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi nga policia: Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Peshkim i ndaluar “, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në ngarkim të shtetasit R. H., 44 vjeç, banues në Dibër, pasi duke gjuajtur peshk në lumin Drin, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse artizanale, ku për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet diber plagoset 44 vjecari ne diber diber plagoset 44 vjecari ne diber

Sondazh

Poll