Aktualitet

Shitësit ambulantë në Durrës dalin në protestë: Policia bashkiake nuk na lejon të punojmë, na taksoni!

7 Qershor 2021, 10:22 Nga DOSJA
Shitësit ambulantë në Durrës dalin në protestë:

DURRËS– Shitësit ambulantë në qytetin e Durrësit kanë dalë në protestë ditën e sotme para Bashkisë, pasi tregu i tyre nuk lejohet.

Dhjetra prej tyre janë vendosur para dyerve të Bashkisë së Durrësit që prej mëngjesit të sotëm, në pritje të reagimit të zyrtarëve të kësaj bashkie. Tregtimi i produkteve që ata shesin në bregdet nuk është lejuar nga efektivët e policisë.

Policia bashkiake nuk na lejon të punojmë, na taksoni të punojmë si të gjithë të tjerët“, janë shprehur tregtarët.

Sipas tyre, policia bashkiake ka që prej 31 majit që nuk i lejon të punojnë. Shitësit ambulantë kërkojnë të taksohen dhe të lejojnë aktivitetin e tyre në treg.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet proteste ne durres shitesit ambulante ne proteste proteste ne durres shitesit ambulante ne proteste

Sondazh

Poll