Aktualitet

DËSHMIA/ E bija e Dhurata Saliajt rrëfen tmerrin: Mami na rrihte mua dhe vëllezërit, iu dërgonte mesazhe disa personave ‘

7 Qershor 2021, 09:30 Nga DOSJA
DËSHMIA/ E bija e Dhurata Saliajt rrëfen tmerrin: Mami na rrihte mua

TIRANË- Vajza e Dhurata Saliajt dhe 41-vjeçarit Kudret Saliajt, F.Saliaj ka rrëfyer para gjykatës tmerrin e përjetuar me të ëmën para dhe pas ndarjes së prindërve.E mitura ka treguar para togave të zeza, shenjat e dhunës në trup që janë konfirmuar edhe nga prokuroria, ndërsa ka rrëfyer kërcënimet e herëpashershme që Dhurata, tashmë e arrestuar si bashkëpunëtore në vrasje, iu bënte fëmijëve dhe gjyshes së tyre, (nënës së Kudretit), Saqine Saliajt.

E bija konfirmon akuzën se Dhurata Saliaj e kishte tradhtuar Kudretin dhe ky është shkaku kryesor i ndarjes.

Në tetor të 2020 unë kam qenë në lagje duke lozuar me vëllain e vogël dhe ka ardhur babi. Jam futur në shtëpi dhe kam dëgjuar që babi i ka thënë gjyshes se mami kishte folur me persona të ndryshe.në atë moment gjyshja ka ngelur pa ndjenja. Në darkë po rrija në shtëpi dhe mami ka marrë në telefon gjyshen dhe e ka kanosur me fjalë se do të vendosë njerëz pas për të na vrarë. Mami na rrihte mua dhe vëllain e vogël. Mami ka rreth 3 muaj që vetëm na godet dhe na qëllon. Ajo mori në telefon gjyshen dhe e kërcënoi. I tha do t’ju vë njerëz mbrapa që tu vrasin. Mami na thoshte do t’ju mbyt me litar. Kisha parë disa mesazhe të mamit ndaj na kërcënonte. Ajo iu thoshte disa personave me mesazhe ‘të dua, kur do të takohemi’.-është shprehur e mitura.

Ngjarja e rëndë ndodhi 3 ditë më parë në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës, ku Mexhit Picari qëlloi për vdekje dhëndrin e tij, Kudret Saliaj dhe plagosi avokatin e tij, Adriatik Camajn. Ky i fundit fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ngjarja ka ndodhur në mes të ditës në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës. Autori dhe e bija, janë të dy pas hekurave, pasi akuzohen për vrasjen e Saliajt. Prokuroria pritet të kërkojë sot në gjykatën Penale të Tiranës masën e sigurimit “arrest me burg”. Dhurata Saliaj, vajza e Mexhit Picarit u arrestua disa orë pas vrasjes, me akuzën e bashkëpunimit në vrasjen e bashkëshortit të saj, me të cilin ishte në proces divorci.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dhurata saliaj vritet kudret saliaj dhurata saliaj vritet kudret saliaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Qershor 2021, 08:30

Sherr në Astir, plagoset me thikë 37-vjeçari

TIRANË– Një 37-vjeçar me inicialet F.D., banues në zonën e Astirit është plagosur me thikë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri për m...