Aktualitet

Tensionohet protesta në Sinec, banorët përplasen me policinë, disa dërgohen në spital

7 Qershor 2021, 09:19 Nga DOSJA
Tensionohet protesta në Sinec, banorët përplasen me

KUÇOVË– Është tensionuar protesta e banorëve të Sinecit në fshatin Lumas, ku ka pasur përplasje me efektivët e policisë. Këta të fundit u kërkuar atyre të lirojnë rrugën që kanë mbajtur të bllokuar që prej orëve të para të mëngjesit, për të mos lejuar futjen e mjetëve të firmës.

Mësohet se policia i ka shtyrë me forcë dhe janë përleshur fizikisht, pasi banorët nuk kanë pranuar të shpërndaheshin. Nga situata e tensionuar, disa prej barnorëve kanë shfaqur shqetësime shëndetësore dhe janë dërguar në spital.  Disa të tjerë janë shoqëruar me forcë në Komisariatin e Policisë, ndërkohë që nga ana e policisë nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.

Banorët janë ngritur në protestë prej 20 ditësh dhe kanë bllokuar edhe rrugët e fshatit për të penguar mjetet e firmës kontraktuese që të vijojnë punën për ndërtimin e ujësjellësit. Herë pas herë ka pasur përplasje me policinë, ndërsa Bashkia ka deklaruar se nuk do ta ndalojë projektin, pasi nuk është pronë e banorëve.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet protesta ne fshatin lumas protesta ne sinec protesta ne fshatin lumas protesta ne sinec

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Qershor 2021, 08:30

Sherr në Astir, plagoset me thikë 37-vjeçari

TIRANË– Një 37-vjeçar me inicialet F.D., banues në zonën e Astirit është plagosur me thikë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri për m...