Vrasja e Kudret Saliajt, autori dhe viktima ishin konfliktuar edhe për disa florinj të humbur, Mexhit Picari: I thashë vajzë
7 Qershor 2021, 09:56Nga DOSJA
TIRANE– Detaje të reja janë zbardhur në gjykatën Penale të Tiranës ku është duke u zhvilluar seanca në ngarkim të Mexhit Picarit dhe të bijës së tij, Dhurata Saliaj. Në gjykatë, Mexhit Picari ka treguar se Kudret Saliaj ka nxjerrë nga shtëpia rrobat e të bijës, dhe kur ata i kanë marrë mungonin disa florinj. “Mungonin disa florinj, i thashë vajzës të rrinte e qetë.”-ka thënë autori në gjykatë.
Ngjarja e rëndë ndodhi 3 ditë më parë në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës, ku Mexhit Picari qëlloi për vdekje dhëndrin e tij, Kudret Saliaj dhe plagosi avokatin e tij, Adriatik Camajn. Ky i fundit fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ngjarja ka ndodhur në mes të ditës në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës.
Autori dhe e bija, janë të dy pas hekurave, pasi akuzohen për vrasjen e Saliajt. Prokuroria pritet të kërkojë sot në gjykatën Penale të Tiranës masën e sigurimit “arrest me burg”. Dhurata Saliaj, vajza e Mexhit Picarit u arrestua disa orë pas vrasjes, me akuzën e bashkëpunimit në vrasjen e bashkëshortit të saj, me të cilin ishte në proces divorci.
(f.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
VELIPOJË– Ka nisur prishja e objekteve pa leje në bregdetin e Velipojës. Fadroma të shumta të IMT-së kanë nisur aksioninqë prej mëngjesit për të vijuar she...
TIRANË- Vajza e Dhurata Saliajt dhe 41-vjeçarit Kudret Saliajt, F.Saliaj ka rrëfyer para gjykatës tmerrin e përjetuar me të ëmën para dhe pas ndarje...
TIRANË-Mjeku Ilir Alimehmeti i ftuar në emisionin ‘Dita jonë’ është pyetur rreth fundit të pandemisë ka thënë se fundi i tetorit dhe nëntori do të jetë pro...
TIRANË– Nëntë persona kanë rënë në prangat e policisë në kryeqytet, te cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Një 19-vjeçar, A.D., është arres...
SHKODËR– Pastruesja që Diana Vuka kishte marrë për shtëpinë e saj në Velipojë, ka qenë personi i parë që ka vënë re mungesën e zonjës dhe heshtjen e ...
TIRANË–Ditën e sotme maturantët zhvillojnë provimin e dytë të Maturës Shtetërore, atë të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë dhe ashtu si vitet e kaluara teza e pr...
SARANDË– Tronditet Ksamili! Biznesmeni Gramoz Mema është qëlluar me armë zjarri pranë banesës së tij dhe ka ndërruar jetë teksa ishte pranë rrugës për në s...